LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Tiguan rifreskon gamën e motorëve

Volkswagen Tiguan rifreskon gamën e motorëve

Pas Golf Cabrio, edhe Volkswagen Tiguan për këtë vit ka rifreskuar gamën e motorëve.

Kjo i referohet motorit 2.0-litër TDI dizel i cili është pak më i fortë se më parë. Në ofertë në dispozicion do të jenë dy opsione, njëra me kapacitet prej 150 kuaj fuqi, shpenzimi i karburantit i të cilit mesatarisht është 5.0-litra në 100 kilometra, ndërsa opsioni i dytë është me kapacitet prej 184 kuaj fuqi, shpenzimi i karburantit i të cilit mesatarisht është 5.7-litra në 100 km dhe emeton dyoksid të karbonit rreth 150 gramë për një kilometër.

Volkswagen thotë se sistemi Entertainment i Tiguanit është përmirësuar dukshëm dhe tani posedon edhe sistemin e ri të navigimit, transmeton Koha.net.


Së bashku me shërbimet e paketave online të Volkswagenit, Guide & Inform dhe App Connect, vjen edhe Discover Media që mundëson integrimin dhe përdorimin e një game të gjerë të aplikacioneve për smartfona nga kompania Google dhe Apple.