Kompania prestigjioze gjermane, Volkswagen, ka prezantuar modelin e ri Caddy për vitin 2015, pak ditë para se të fillojë panairi i automjeteve që do të mbahet në Gjenevë.
Marka e prodhimit të veturave ka bërë të ditur se kjo do të jetë gjenerata e katërt, me të cilën kanë për qëllim të vazhdojnë shitjen e suksesshme (gjenerata e mëparshme deri më tani është shitur deri në 1.5 milion njësi).
Dizajni nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me modelin e mëparshëm, ndoshta kompania Volkswagen përsëri nuk deshi që të rrezikojë. Gjermanët përsëri po luajnë në mënyrë të sigurt, duke pasur parasysh pamjen sikurse të modeleve më të reja të kësaj marke.
Megjithatë, ndryshimet vizuale kryesisht janë eksterieri i modifikuar si mbrojtësit, dritat, maska e përparme, dera e pasme, si dhe enterieri i modifikuar me një panel të përparme të re, dorezën e marshit, timonin e ri, transmeton Koha.net. Gjithashtu ky model do të posedojë edhe pajisjet të tilla si Discover Media, sistemet infotainment si Composition Media dhe Compostion Color, si dhe Adaptive Cruise Control (ACC).
Sa i përket motorit ky model do të jetë me benzinë dhe me naftë. Motorët benzinë do të jenë trecilindërsh, 1.0 l, TSI me kapacitet prej 102 KF; katërcilindërsh, 1.2 l, TSI me kapacitet prej 84 KF; si dhe 1.4 l, TSI me kapacitet prej 125 KF. Ndërsa motorët me naftë do të jenë TDI me kapacitet prej 75 deri 150 KF.
Në komunikatën e VW-së thuhet se modeli Caddy van BlueMotion është versioni më ekonomik, me një shpenzim të karburantit prej më pak se katër litra, transmeton Koha.net. Po ashtu në këtë paketë do të jetë edhe versioni Caddy 1.4 TGI, i cili për lëvizje do të shfrytëzojë gazin natyror dhe atë me shpenzim prej 4.1 kilogramë për 100 kilometra.
Porositë për këtë model, Caddy 2015, do të fillojnë nga muaji i ardhshëm, ndërsa dërgesat pritet të fillojnë nga muaji qershor i këtij viti. Çmimi i këtij modeli në Gjermani pritet të fillojë nga 14.785 euro. /Koha/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 10 EV-të më të shitur në SHBA gjatë vitit 2024
Japonezët në gjurmët e një baterie të re për veturat elektrike
Dikush e shpëtoi këtë BMW E30 pas 30 vjetësh në një hambar
Pse shitjet e automjeteve elektrike “mund të shkojnë në qiell” gjatë vitit 2025?
Teknologji e re: Gomat zbulojnë dhe frenojnë në rrugë të rrëshqitshme
Rimac Nevera “super e shpejtë” pothuajse “u nxor nga rruga” nga një shofer i një veture tjetër në një autostradë të Gjermanisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri