LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, burrë e grua vdesin nga asfiksimi

Vlorë, burrë e grua vdesin nga asfiksimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në jug të Shqipërisë. Bashkëshortët Avni dhe Myzejeme Bezani, nga qyteza e Patozit, janë gjetur të vdekur në banesën e prindërve të viktimës, të cilët ndodhen me banim në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Vlorës, e cila saktëson se shkak për vdekjen e bashkëshortëve është bërë asfiksimi nga gazi i qymyrgurit.

Avni Bezani 50-vjeç dhe Myzejeme Bezani 49-vjeçe u gjetën të vdekur nga djali i tyre, i cili pasi u kishte telefonuar dhe nuk kishte marrë përgjigje, ishte nisur për në lagjen Çole, te shtëpia e gjyshit.

Çifti mendohet të ketë humbur jetën gjatë natës së mbrëmshme, nga asfiksimi në gjumë. /Start/