LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, asgjësohet Cannabis sativa

Vlorë, asgjësohet Cannabis sativa

4 parcela të mbjella me Cannabis sativa u asgjësuan në Vlorë.

Policia nisi procedimin penal për identifikimin dhe kapjen e shtetasve, të cilët kanë mbjellë e kultivuar në disa fshatra të Vlorës, parcela të ndryshme me bimë narkotike si ajo e llojit Cannabis sativa.

17 rrënjë bimë narkotike u gjetwn dhe u asgjësuan nw një sipërfaqe prej 25 m², në fshatin Rexhepaj, komuna Vllahinë në vendin e quajtur Batallëk. 28 rrënjë bimë narkotike u gjetwn dhe u asgjësuan nw një sipërfaqe prej 30 m², në fshatin Gërnec, komuna Vllahinë në vendin e quajtur Përroi i Zi. 198 rrënjë bimë e llojit Cannabis sativa, u asgjësuan nw një sipërfaqe prej 500 m², në fshatin Gjorm, komuna Brataj, në vendin e quajtur Këmba e Mosullës.

Policia e Vlorës asgjësoi gjithashtu edhe parcelën e mbjellë me lëndë narkotike, e cila ndodhej në fshatin Zvërnec.


Për gjithë sasinë e mësipërme të bimëve të gjetura është bërë dokumentimi ligjor. /Telegrafi/