Pre-eklampsia, është një problem global i cili godet 2-8 % të shtatzënave, ndërsa sëmundja zhvillohet në një numër prej 8.3 milionë femrash në vit.
Për vendet në zhvillim, primarja është parandalimi i vdekjes së nënës nga komplikimet e shumë organeve si pasojë e sëmundjes. Dallimi i madh në përqindjen e vdekshmërisë ndërmjet vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara (5.2% ndaj 0.72 %) tregon se vdekshmëria nga kjo sëmundje shumë lehtë mund të shmanget.
Në vendet e zhvilluara ku vdekshmëria është e rrallë, studimet janë të orientuara në parashikimin dhe parandalimin e pre-eklampsisë, me qëllimi që të minimizohet paraqitja e sëmundjes. Për ta arritur këtë është e nevojshme diagnoza e saktë. Në një ekzaminim më të ri sistematik, studiuesit kanë përcaktuar vlerat e proteinave në urinë, duke llogaritur proporcionin protein/kreatinin dhe albumin/kreatinin, si teste diagnostike për proteinurinë sinjifikante te femrat me hipertension në shtatzëni.
Pre-eklpampsia është një sindromë shumë-organike, karakteristikat klinike të së cilës mund të përfshijnë dëmtimin e veshkave, mëlçisë dhe trurit, një gjendje koagulative, e cila frenon rritjen e embrionit. Përcaktohet nga dy vlera joperfekte të përfshirjes së organeve- hipertension dhe proteinuri. Markerët e hershëm të sëmundjes, të cilët janë të pranishëm në gjak mund të identifikohen disa javë para se të paraqiten këto manifestime klinike, mirëpo diagnoza antenatale ende i mbetet matjes së shtypjes së gjakut dhe inspektimit të urinës. Në bazë të rekomandimit të “National Institute for Health and Clinical Excellence”, vetëm në Britani të Madhe, çdo vit, afër 660.000 femra i bëjnë së paku 7-10 ekzaminime të tilla anenatale gjatë shtatzënisë. Ndërsa në vendet tjera të zhvilluara ky ekzaminim është shumë më i shpeshtë.
Prezantimi klasik i pre-eklampsisë është hipertensioni inicial dhe proteinuria pasuese, e cila jep një sugjerim për të kërkuar manifestime të tjera të sëmundjes. Gjasat për një shtatzëni të pafavorshme shkallëzohen shumë më tepër te pre-eklampsia sesa te paraqitja e hipertensionit gestacional vetëm, kështu që proteinuria, zakonisht dikton nevojën për shtrirjen e femrave në spital ose lindjen parakohe të tyre.
Krahasimi i vlerave të ekzaminuara të urinës brenda 24 orëve, është paksa metodë e komplikuar, meqenëse mbledhja e mostrave nuk është aq precize. Profesionistët mjekësorë dhe vetë femrat rrallë i ndjekin procedurat korrekte që nga fillimi dhe në mbledhjen e mostrave të urinës, ndërsa si pasojë e urinimit të shpeshtë të femrave gjatë shtatzënisë, ato do të harrojnë t’i grumbullojnë të gjitha mostrat në koleksion. Analizat e laboratorëve të ndryshëm në matjen e proteinave japin rezultate të ndryshme, ndërsa pragu prej 300 mg/24 h nuk është i bazuar në arritjen e një gjendje të veçantë klinikopatologjike, por në 95% e femrave me shtatzëni normale.
Proteinuria është çelësi i menaxhimit të kësaj sëmundje, mirëpo vlerësimet e deritanishme klinike nuk janë të përsosura. Llogaritja e vlerës së testit duhet të përfshijë krahasimin me alternativat e tij dhe përzierjen e ty diagnozave, asaj pozitive dhe asaj shmangëse të cilat duhet të jenë të konsiderueshme për arritjen e një rezultatit të saktë.
Përcaktimi i sasisë së proteinave në urinë nuk është një çështje vendimtare për obstetërit, sepse me thyerjen e pragut arrihet diagnoza. Për dallim nga shtypja e gjakut (e cila është e lidhur me rrezikun nga ndodhitë cerebrovaskulare), llogaritja serike e proteinurisë pas diagnostikimit me pre-eklampsi, rrallë ndikon në menaxhimin e sëmundjes, meqenëse shkalla e rritjes nuk është një parashikues i rëndësishëm për rezultimin e një shtatzënie të pafavorshme. Zbulimi i proteinurisë mbi pragun, te një grua shtatzënë me hipertension, përcakton dallimin ndërmjet një hipertensioni gestacional të parrezikshëm dhe pre-eklampsisë, dhe dikton ndërhyrjen në mbikëqyrjen.
Proporcioni protein/kreatinin është më i favorshëm për përmirësimin e ekzaminimit fillestar të urinës. Mund të ketë një rol shumë të kufizuar nëse është nevoja të mblidhet për 24 orë. Mirëpo kur proporcioni protein/kreatinin është mbi 30 mg/mol, atëherë do të jetë e nevojshme mbledhja brenda 24 orëve për të caktuar sasinë e proteinurisë dhe për të konfirmuar diagnozën, mirëpo në rastet kur ky proporcion është nën pragun, atëherë mund të përjashtohet mbledhja 24 orëshe e urinës për përjashtimin e një proteinurie të dukshme. Një metodë tjetër për përcaktimin e qëllimit sasior është proporcioni albumin/kreatinin, i cili është i ngjashëm me atë protein/kreatinin mirëpo mund të jetë më i lehtë dhe një alternativë më e sigurt për analizat në të ardhmen.
Në bazë të kësaj që u tha, autorët e këtyre analizave kanë theksuar nevojën për hulumtime të mëtutjeshme për vlefshmërinë e pragut 30 mg/mol për raportin protein/kreatinin në parashikimin e shtatzënisë së pafavorshme. Punë e mëtutjeshme është po ashtu e nevojshme për të krahasuar vlerën e proporcionit protein/kreatin me analizat aktuale të ekzaminimit të urinës te menaxhimi i grave shtatzëna me hipertension, në veçanti duke pasur kujdes për përcaktimi e diagnozës së saktë. Sistemi mbledhjes 24 orëshe të urinës është i nevojshëm për femrat të cilat kanë nevojë për përcaktimin e saktë të sasisë së proteinave në urinë. Teknologjia e re në përcaktimin e proteinurisë e cila përfshin proporcionin protein/kreatinin, ka potencial të përmirësojë jetën e shumë grave shtatzëna, duke zvogëluar diagnozat e gabueshme dhe duke rritur nivelin e sigurisë në përcaktimin e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi