Vlerat dhe gurët
Fushata zgjedhore 2009, e cila është në përfundim e sipër nxorri dy koncepte politike, diametralisht të kundërta. Koncepti i parë është koncepti i promovimit të sukseseve konkrete në nivelin lokal dhe atë qëndror. Ndërsa, koncepti i dytë është koncepti i promovimit të akuzave, inateve e deri tek primitivizmat e apetiteve për pushtet të pakufijshëm.
Realisht, po përballen mes vete konkurrenca e vlerave dhe mentaliteti i gurëve. Kjo u dëshmua në mënyrën më të ulët dhe më primitive të mundshme pardje në Deçan, me sulmin agresiv ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij, nga ata që po tentojnë ta enklavizojnë dhe ta izolojnë atë rajon, duke i terrorizuar po ashtu qytetarët dhe duke i dhënë hije të keqe këtij rajoni dhe vetë Kosovës.
Por, me gjithë këto sulme të vazhdueshme politike, të sinkronizuara së fundmi edhe me anë të gurëve dhe armëve, askush në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike, nuk mund ta kthejë Kosovën në Kohën e Gurit, në logjikën e prapakthimit dhe energjisë negative.
Përkundrazi, edhe në kohën e aparteidit të regjimit serb, rajoni i Dukagjinit kishte intelektualë dhe patriotë që nuk lejuan të thellohet mentaliteti i Kohës së Gurit, mentaliteti i kriminializimit. Personalisht kam qenë dëshmitar i tubimeve gjithëpopullore për pajtimin e gjaqeve në Dukagjin në vitet ’90-ta, konkretisht në Verrat e Llukës, ku intelektuali dhe patrioti, Adem Grabovci, ish-anëtar i SHP të UÇK-së, tani zëvendësministër i Transportit, kishte inicuar Pajtimin e Gjaqeve. Ajo Lëvizje u dëshmua që ishte ndër bazat më të fuqishme të Lëvizjes Çlirimtare, që identifikohej pikërisht me frymën e unitetit kombëtar, çlirimtar dhe shtetformues, me frymën e pjekurisë së lartë politike, frymë kjo që ishte themeltare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për Kosovën dhe qytetarët e saj, tani është momenti më i duhur historik që edhe përmes fushatës së qetë, të kulturuar politike, përmes prezentimit të alternativave, ideve dhe projekteve konkrete, ta afrojmë sa më shumë qytetarin tek vendimmarrja politike për qeverisjen e mirë lokale. Vendi ynë ka nevojë për frymën e zhvillimit të gjithmbarshëm, të ecjes përpara, të përmbushjes së standardeve për integrim në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO.
Askush nuk ka të drejtë dhe as nuk do të lejohet që përmes tentimit të kthimit të logjikës së Kohës së Gurit, të terrorizojë dhe kriminalizojë skenën politike kosovare dhe as të luajë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës. Ajo që u pa në skenat televizive nga Deçani parmbrëmë është demaskimi më i qartë i kohëgurëve, i “programit” të tyre politik. Me ato veprime ata u dëshmuan se në asnjë mënyrë nuk janë aleatë për Kosovën, por u dëshmuan katëcipërisht që në të vërtetë janë kundërshtarë të sukseseve të Kosovës.
Vendi ynë është i shenjtë për të gjithë ne dhe aspak nuk i duhet thellimi i logjikës së inateve dhe primitivizmave politikë, që me çdo kusht dhe me çdo formë synojnë marrjen e pushtetit, qoftë kjo edhe pa mbështetjen e domosdoshme të qytetarëve.
Kosova dhe gjithë qytetarët e saj kanë nevojë për avancimin e vlerave politike dhe demokratike, për pjekurinë e lartë. Në këtë mënyrë edhe po thyhet logjika e bastioneve, e lokalizmave dhe regjionalizmave.
Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo logjikë bastionesh ka filluar të thyhet me sukseset e njëpasnjëshme të frymës progresiste në nivelin lokal dhe në atë qendror në Kosovë. Me qeverisjen aktuale, për herë të parë në historinë e vendin tonë, është dëshmuar se ky koncept politik është dhe do të mbetet faktori kryesor i unitetit shtetndërtues për Kosovën.
Në sensin elektoral, shteti i ri dhe demokracia e re kosovare më së shumti ka nevojë për qëndrueshmërinë politike të subjekteve politike, për profilizimin e vërtetë të tyre kah vlerat civilizuese. Nuk kemi nevojë në asnjë moment për profilizimin kah Koha e Gurit, që mbizotëroi pardje në Deçan. Tani jemi në shekullin njëzetenjë, ky është shekulli i zhvillimit për Kosovën. Nuk është koha e promovimit të enkalavave partiake, që i marrin në qafë qytetarët e pafajshëm. Kosova është NJË dhe e PANDARË. Është Kosova e qeverisjes së mirë, e zhvillimit dhe e integrimit në institucionet euro-atlantike. Është Kosova e krenarisë së gjithë qytetarëve të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij