LAJMI I FUNDIT:

Viti i kaluar ishte më i kushtueshmi për Qeverinë – përkundër gjashtë muajve në ngërç (Video)

Viti i kaluar ishte më i kushtueshmi për Qeverinë – përkundër gjashtë muajve në ngërç (Video)

Viti i kaluar ka qenë më i kushtueshmi për buxhetin e vendit, kur bëhet fjalë për shpenzimet në telefoni mobile, pavarësisht që gjysma e tij kaloi në bllokadë, raporton KTV.

E shuma të mëdha të parasë publike kanë shkuar edhe për mëditje, karburante e dreka, por përgjegjësi nuk është dhënë. Vetëm në telefoni mobile vitin e kaluar janë shpenzuar 145 mijë euro, thuhet në publikimin e fundit të institutit GAP.

Sipas Agron Demit nga Instituti GAP, zyrtarët të shumtë tejkalojnë udhëzimet administrative që rregullojnë normat e shpenzimit të parasë publike, dhe se askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë.


Gjithashtu, një prej vështirësive për të përcjellë rrjedhën e parasë publike është edhe mos-transparenca, derisa Demi përmend dy prej organizatave buxhetore, Ministrinë e Jashtme dhe zyrën e kryeministrit, që tash e disa vjet nuk iu janë përgjigjur kërkesave për qasje në dokumente zyrtare.

Por, qeveria e re, të paktën në një prej këtyre kategorive, thotë të ketë reduktuar shpenzimet, përcjell koha.net. Sipas zëdhënësit Arban Abrashi, në gjashtë muajt e parë të vitit 2015 shpenzimet për karburant janë zvogëluar për rreth 1 milion euro, krahasuar me gjashtëmuajshin e vitit të kaluar.

Veturat zyrtare shpeshherë janë hasur në vende bregdetare në fundjava e gjatë kohës së pushimeve, që ka ngjallur edhe reagimin e qytetarëve, por që sipas Abrashit, ndodh që të jenë edhe në udhëtime zyrtare.

Kryeministri Mustafa, në mbledhjen e 4 majit kishte theksuar se do të kërkonte nga MPB-ja ndalimin e makinave zyrtare ditët e fundjavës dhe festave, por ndonjë rast i tillë nuk është evidentuar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori