Kamatat për kredi në Kosovë mbesin më të lartat në rajon, përkundër se ato kanë trend rënës, ka thënë drejtori i Mbikëqyrjes Bankare në BQK, Mentor Geci, të hënën në emisionin Ekonomia me Erëzën, në Klan Kosova.
E rënie edhe më të madhe të kamatave, ka paralajmëruar kryetari i Shoqatës së Bankave në Kosovë, Petrit Balija. “Për fat kemi pas trend pozitivë viteve të fundit, pasi prej vitit 2010 kemi rënie të normave të interesit. Në vitin 2010 norma mesatare e interesit në kredi ka qenë 14.3 %, kurse tani norma mesatare për kredi ka rënë në vetëm 10.8%”. Nëse vazhdojnë me këtë trend besoj se vitin e ardhshëm do të jemi në nivel një shifror për norma të interesit për kredi e që nuk do të dallojnë shumë nga rajoni”, theksoi Balija.
Kreu i Shoqatës së Bankave një pjesë të fajit për këtë nivel të kamatave ia ka vënë edhe bizneseve, të cilat sipas tij nuk bëjnë planifikime afatgjate. “Kur një biznes aplikon për një kredi ai aplikacion vlerësohet për vlerën që ka si aplikacion. Nëse është biznes që ka histori të mirë kreditore, ai do të merr një normë të interesit më të ulët. Normat kreditore mund të jenë të negociuara dhe secili aplikacion shikohet veç e veç. Sa ma shumë biznese me rriskë të ulët aq më e ulët norma e interesit”, ka bërë të ditur Balija.
Deklaratave të këtij të fundit ju kundërpërgjigj njohësi i ekonomisë, Naim Gashi. Bankat në Kosovë, sipas tij, nuk po e luajnë rolin që kanë për zhvillimin ekonomik të vendit, pasi ato po i dyfishojnë profitet e tyre duke lënë anash standardin e jetesës. Gashi ndër të tjera shtoi se bizneset në Kosovë paguajnë 13 deri 14% kamata gjë kjo që nuk është në shërbim të komunitetit. Ai fajin e hedh edhe tek BQK-ja që sipas tij kanë përgjegjësi ligjore t’i shikojnë interesat e qytetarëve.
Njohësi i ekonomisë, Naim Gashi gjatë debatit në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, shtoi se bizneset dhe qytetarët nuk janë të informuar sa duhet rreth shërbimeve bankare. Sipas tij organizimi i panaireve financiare është një zgjidhje e duhur.
“Mendoj se panairi është i mirëseardhur sepse bizneset dhe qytetarët kanë mungesë të theksuar të informacionit për shërbimet që ofrojnë bankat në Kosovës për mënyrën e kalkulimit të kamatave”, tha Gashi.
Pjesëmarrës në këtë debat ishte edhe Berat Thaçi, Hulumtues i Bankometrit në Institutin GAP. Në bazë të hulumtimeve të bëra, Thaçi tha se rregullorja e BQK-së për shpalosjen e informatave për bankat komerciale nuk është duke u implementuar plotësisht.
Gjatë debatit në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, Petrit Balija kryetar i Shoqatës së Bankave, bëri të ditur se edhe këtë vit kanë organizuar Panairin Financiar që do të mbahet me 23 dhe 24 shtator. Ky panair është një mundësi e mirë për qytetarët që të njihen me produktet që ofrojnë bankat në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri