LAJMI I FUNDIT:

Vitamina D dhe gjenet e lidhura me sklerozën multiple

Vitamina D dhe gjenet e lidhura me sklerozën multiple

Një studim i ri ka zbuluar mënyrën se si mungesa e vitaminës D dhe prania e disa gjeneve të caktuara është e lidhur me rrezikun e shfaqjes se sklerozës multiple, shkruan në revistën "PLoS Genetics".

Shkencëtarët britanikë dhe kanadezë kanë zbuluar se vitamina D ndihmon në kontrollimin e funksioni të gjenit, i cili konsiderohet si faktor rreziku për shfaqjen e sklerozës multiple.

Për këtë arsye shkencëtarët rekomandojnë që marrja e vitaminës D shtesë gjatë shtatzënisë dhe në fazën e hershme të jetës mund ta parandalojë shfaqjen e sklerozës multiple, sëmundje e cila për shkak të ‘gabimeve’ të sistemit imun rezulton me humbjen fijeve nervore dhe mbështjellësit të tyre mielin, i cili duhet t’i mbrojë ato.

Studimi i ri i zhvilluar në Universitetin e Oxfordit dhe Universitetin e British Columbia ka treguar rolin e rëndësishëm të varianteve gjenetike të vendosura në kromozomin 6 në parandalimin e sklerozës multiple. Proteinat të cilat i aktivizon vitamina D lidhen me një fragment të ADN-së në afërsi të mutacionit të njohur si DRB1-1501, dhe në këtë mënyrë ndryshojnë funksionin e tij. Paralelisht me këtë ndikojnë edhe në funksionin e sistemit imun duke zvogëluar rrezikun për t’u sëmurë nga skleroza multiple.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori