LAJMI I FUNDIT:

Vitamina C mund ta përforcojë kimioterapinë

Vitamina C mund ta përforcojë kimioterapinë

Një studim i ri sugjeron se dhënia e dozave të mëdha të vitaminës C disa pacientëve në mënyrë intravenoze, së bashku me kimioterapinë konvencionale, mund të ndihmojë në eliminimin e qelizave të kancerit dhe po ashtu në reduktimin e disa efekteve të saj anësore toksike.

Në raportimin e konstatimeve të tyre në “Science Translational Medicine”, hulumtuesit nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Kansasit (KU) përshkruajnë se si e testuan ata qasjen në qeliza, kafshë dhe njerëz.

Ata konstatuan se dhënia infuzive e vitaminës C së bashku me carboplatinë dhe paclitaxel – dy ilaçe konvencionale të kimioterapisë – e ndal kancerin ovarian në laborator dhe gjithashtu redukton efektet toksike anësore të kimioterapisë në pacientët me kancer ovarian.

Dhe me të vërtetë, ajo që ata zbuluan ishte se vitamina C mund të jetë efektive kundër kancerit, kur jepet në mënyrë intravenoze, siç shpjegon autori kryesor Prof. Qi Chen, përcjell koha.net.


Për testin e tyre klinik, studiuesit rekrutuan 27 paciente të cilat sapo ishin diagnostikuar me fazën e tretë ose të katërt të kancerit ovarial.

Për hetime të mëtejshme të kësaj rruge, studiuesit gjetën një numër të mekanizmave nëpërmjet të cilave, duke vepruar si një pro-oksidant, vitamina C shkaktoi vdekjen e qelizave në qelizat e kancerit ovarian, duke përfshirë dëmtimin e ADN-së së tyre, pa ndikuar në indet e shëndosha.

Hulumtuesit bëjnë thirrje për prova të mëdha klinike. Megjithatë, mund të mos jetë e lehtë të gjinden fonde për prova të mëdha klinike të vitaminës C të dhënë në mënyrë intravenoze. Kompanitë farmaceutike, për shembull, nuk ka të ngjarë të jenë të interesuara, sepse pasi që vitamina C është një substancë natyrale, ata nuk do të mund ta patentojnë /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori