LAJMI I FUNDIT:

Vitamina B12 ndihmon në forcimin e kockave

Vitamina B12 ndihmon në forcimin e kockave

Vitamina B12 veç që “forcon” gjakun dhe parandalon anemië, ajo ndihmon edhe në forcimin e kockave.

Kjo vitaminë, e cila gjendet në ushqimet me prejardhje shtazore si mishi, veza, djathi dhe qumështi, është shumë e rëndësishme për prodhimin e eritrociteve dhe funksionimin e sistemit nervor.

Megjithatë, hulumtimet e reja kanë treguar se ajo luan rol edhe në mbrojtjen e masës kockore te gratë e moshuara.

Te gratë mbi moshën 50 vjeçe vjen te përshpejtimi i dobësimit të masës kockore, e cila më pas çon në osteoporozë – një gjendje që prek madje çdo të tretën grua.


Sipas disa studimeve të realizuara kohë më parë, është gjetur se nivelet e ulëta të vitaminës B12, nën 280 pg/ml, kanë rezultuar me dobësim më të shpejtë të kockave, dhe një rritje të gjasave për fraktura, krahasuar me gratë që kanë pasur nivele më të larta të kësaj vitamine.

Autorët e studimit këshillojnë gratë e moshuara, të cilat nuk konsumojnë shumë produkte shtazore, të përdorin suplementë (tableta vitaminoze), me qëllim që të ndihmojnë ruajtjen shtesë të fortësisë së kockave. /Mjeku.Net/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori