LAJMI I FUNDIT:

Vishuni si Jessica Alba

Vishuni si Jessica Alba

Pantallonat me ngjyrë korali dhe syzet për diell me ngjyrë të çelët, janë pjesë të modës të cilat Jessica Alba i ka përfshirë në gardërobën e saj, ndërsa dukjes së saj trendi ia ka shtuar edhe stilin e ri të flokëve.

Një ‘kordon’ i thjeshtë i vënë anash, ia ka freskuar dukjen pranverore, e cila i shkon për mrekulli aktores.

Pantallonat me ngjyrë korali janë hit i këtij sezoni, ndërsa u kanë pëlqyer shumë edhe femrave të famshme. Alba pantallonat i ka kombinuar me çizme të shkurtra, këmishë shumëngjyrëshe dhe me një shall ngjyrë rëre.


Ky stil i Albas është shumë i lehtë për t’u kopjuar dhe natyrisht pritet të jetë trend në gjithë botën. /Telegrafi/