Vija
Që nga fëmijëria mësimi për autoritetin bëhet në arsyen, se si duhet të respektohen më të vjetrit, e sidomos ata me autoritet të lartë në rrethin shoqëror. Edhe nëse të kanë bërë të padrejtë është konsideruar se e ka bërë “ai”. Rrjedhimisht ai sistem po reflekton edhe tani. Njerëzit janë mësuar të respektojnë të tjerët më shumë se sa të dëgjojnë vehten e tyre. Këtë e shpjegon shumë mire Erich From në veprën e tij “Arratisje nga Liria”, ku ai niset nga zhvillimi i fëmijërisë së hershme. From thotë se që në fillimet e hershme, fëmijës i servohen gjëra për të cilat patjetër duhet t’i pranojë, ndërsa metodat të cilat përdoren për rast rebelimi janë kërcënimet dhe ndëshkimet. “Fëmija fillon me shtypjen e shprehjes së ndjenjës së tij dhe në fund e ndrydh vetë ndjenjën”. From-i thotë edhe se fëmija “…e humbet edhe aftësinë për të bërë dallimin ndërmjet një njeriu të mirë dhe një maskarai…”. Pra më tej vazhdon From, fëmija mëson që të ketë ndjenja që nuk janë aspak të “tijat”, veçanërisht i mësohet që të fitojë simpatinë e të tjerëve, të mos jetë kritik, por i dashur me ta dhe të buzëqeshë.
Qytetarët në Kosovë janë bërë tjetri dhe identifikimi me tjetrin ka humbur edhe identitetin personal, ata nuk kanë një un të tyre – Martin Heideger do të thoshte që “secili është tjetri, e askush nuk është vetvetja”, ata janë mësuar se si (menjëherë pas luftës së fundit) duhet që të bëhen evropianë, se si duhet përqafuar sjelljen evropiane, se si duhet që të përqendrohemi shumë më shumë në integrimet evropiane, të angazhohemi kundër ngrohjes globale, kundër papastërtisë, hedhjes së mbeturinave etj. Nuk janë këto të fundit, çështje të cilat duhet anashkaluar, mirëpo, kanë ndikuar që të reduktohet fokusi në disa çështje më të rëndësishme si: Integriteti territorial i Kosovës, zhvillimi ekonomik, korrupsioni i lartë etj.
Qytetarëve të Kosovës u mungon vetja e tyre, atyre u mungon uni, lëre që më ata s’janë një kolektiv i aftë që të mund të bëjnë diçka për të mirën e përgjithshme, por, ata kanë humbur edhe individualitetin. Ata janë individualë kur është puna për çështje të mëdha (Decentralizimi, Privatizimi etj.), pra kemi një shpërndarje të përgjegjësisë së grupit dhe, janë kolektiv kur ikin nga përgjegjësia në çështjet e përmendura. Qytetarëve të Kosovës ua kanë humbur arsyen, ata mendojnë vetëm me shqisa – njëjtë si ndodh me “kitchin” ku përjetimi s’bëhet përmes arsyes, por, përmes shqisave, ndjenjave, emocioneve. Rrjedhimisht, heqja dorë nga uni individual – dhe në të njëjtën kohë identifikimi me shumicën, e bën atë qenie të automatizuar. Më tej, kjo qenie nuk do të ndihet e vetmuar dhe as në ankth, dhe në të njëjtën kohë ka një siguri relative. From do të thoshte se kjo është një ndrydhje e dëshirës së individit. Ai e mbyt vehten. Ai nuk i bën dot ballë presionit të jashtëm dhe ky i fundit e mbyt presionin e brendshëm
Regjimet jodemokratike dëshirojnë që t’i përmbahemi rregullave të cilat i kanë vendosur pa konsensus demokratik, pa pyetur popullin e Kosovës. Ata dëshirojnë reduktim pas reduktimi, kompromis pas kompromisi – ata nuk dëshirojnë debat, nuk dëshirojnë kundërshti. Ata kanë sjellë: Planin e Ahtisar-it, i cili përfshin eksterritorialitetin (uzurpimin e trashëgimisë kulturore), decentralizimin; Plani 6 pikësh, i cili po implementohet heshturazi; Termocentrali i ri, dhe së fundi Protokollet e nënshkruara nga EULEX.
Tashmë po bëhen 10 vite që kur regjimet në Kosovë caktojnë një vijë, tej së cilës s’mund të kalojnë qytetarët. Mirëpo, këta të fundit duhet të mësojnë se ku ndodhen dhe ku mund të jenë. Ata duhet të gjejnë vendin real, ku u takon – realiteti është pas gjendjes ekzistuese. Ata duhet të mësojnë se vijën që ua kanë vendosur të tjerët, përfundimisht ta kalojnë. Konsensusi nga lartë duhet shembur nga një konsensus qytetar poshtë në drejtim lartë. Kalimi mbi konsensusin lartë rrezikon shembjen, gjë që mundëson kalimin pas vijës joreale, gjendjes ekzistuese. Regjimet nuk duan që ne të shkojmë përtej vijës ekzistuese që e kanë vënë kudo në vendin tonë. Vendi pas vijës, është liria, respekti, dhe dinjiteti për vetvehten dhe për të tjerët që regjimet na i kanë marrë, e të cilët thonë se nuk na takon. Na takon hapësira pas saj, të cilën e kanë uzurpuar, dhe duhet ta marrim. Gjithsesi. Qytetarët “në vetvehte” herë do kur (siç do të thoshte Marksi) do të shndërrohen në qytetarë “për vetvehte” dhe ndryshime do të ketë.
(Autori është student i Departamentit të Sociologjisë – UP, Viti III)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin