LAJMI I FUNDIT:

ViewSonic me tablet Android dhe Windows, njëkohësisht

ViewSonic me tablet Android dhe Windows, njëkohësisht

ViewSonic tashmë ka lansuar detajet e tabletit të saj të ri, ViewPad 10Pro, i cili është i dizajnuar të punojë në dy sisteme operative njëkohësisht, Windows 7 Professional dhe Android.

Për më shumë, ViewPad 10Pro konsiderohet si tableti i parë i cili mundëson qasje në dy sisteme operative, njëkohësisht.

Mirëpo, ekspertët thonë se ky tablet nuk punon në dy sisteme njëkohësisht, ashtu siç mund ta paramendoni.


ViewSonic kanë ngarkuar tabletin e saj me softuerin e virtualizuar, të quajtur Bluestack, e cila e kthen Androidin në aplikacion të Windows’it, për ta përdorur më pas. / Telegrafi /