LAJMI I FUNDIT:

ViewPad është tableti i ri i Viewsonic

ViewPad është tableti i ri i Viewsonic

Shumica prej adhuruesve të kompjuterëve tablet me siguri se do ta kujtojnë tabletin e kompanisë Viewsonic, ViewPad 10, i cili ishte paralajmëruar para disa kohe.

Tani, ky model i ri i kompjuterit tablet është në dispozicion në tregun amerikan, dhe i njëjti është shumë atraktiv pasi që mund të punojë në dy sisteme operative, në Windows 7 dhe Android të Google.

Tableti i Viewsonic, ViewPad, posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, rezolucion prej 1024 x 600 pikselëve, procesorin 1.66GHz Intel Atom dhe 2GB RAM.

Për më tepër, prodhuesi i këtij tableti ju mundëson të zgjidhni modele të ndryshme. Versionin e ViewPad me 16GB apo atë Android me 32GB.


Çmimi për modelin me 32GB është 599 dollarë, ndërsa ai me 32GB kushton 679 dollarë amerikan. / Telegrafi /