LAJMI I FUNDIT:

Vidhen dy banesa brënda 24 orëve

Vidhen dy banesa brënda 24 orëve

Dy banesa u vodhën në Gramsh dhe Shkodër brënda 24 orëve të fundit.

Policia e Elbasanit arrestoi një person i cili kishte vjedhur banesën e një punonjësi policie në Gramsh.

Autori i vjedhjes, Vladimir Shuli, u arrestua pasi vodhi 4 milonë lekë të vjetra, armën e punonjësit të policisë dhe një sasi të madhe bizhuterish dhe sendesh personale.

Policia e Shkodrës arrestoi një 18-vjeçar i cili akuzohet për vjedhjen e banesave të pushuesve në plazhin e Velipojës.


Autori u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vjedhur brenda një banese të marrë me qera nga shtetasi S. K., pushues në plazhin e Velipojës.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se personi është autor i disa vjedhjeve të kryera në kohë dhe vende të ndryshme, në plazhin e Velipojës, për të cilin është bërë dokumentimi i plotë ligjor./Telegrafi/