LAJMI I FUNDIT:

Vidhen 5 mijë euro në Natën e Vitit të Ri

Vidhen 5 mijë euro në Natën e Vitit të Ri

Pesë mijë euro janë vjedhur nga një shtëpi në prag të Vitit të Ri në Vinicë, njoftoi sot Ministria e Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, Z.M. (42) në stacionin policor Vinicë ka denoncuar me telefon se mes orës 22 më 31 dhjetor deri në 0:15 të mëngjesit në janar 1, hajduti i panjohur ka kryer një grabitje në shtëpinë e tij. Sipas denoncuesit hajduti i ka vjedhur 5 mijë euro.

‘Autori, përmes derës së pasiguruar të garazhit, ka hyrë në oborr, ndërsa pastaj me përdorimin e ndonjë mjeti e ka hapur derën e hyrjes së shtëpisë, është ngjitur në katin e shtëpisë, ka kërkuar dhe ka marrë rreth 5 mijë euro, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për qartësimin e rastit’, njoftoi MPB. /Telegrafi/