LAJMI I FUNDIT:

Videoja që ka ngritur në këmbë Ballkanin: Nxënësi maltreton profesorin! (Video)

Videoja që ka ngritur në këmbë Ballkanin: Nxënësi maltreton profesorin! (Video)

Në Bosnje dhe Hercegovinë është shfaqur një video që ka nxitur komente të ashpra, duke tronditur opinionin në vend dhe rajon. Në atë video shihet se si nxënësit e një shkolle të mesme në Cazin ngacmojnë profesorin e tyre.

Në video shihet profesori teksa kërkon nga një nxënës që t’ia kthejë ditarin, derisa nxënësi refuzon ta kthejë atë dhe duke u tallur fillon ta ngacmojë profesorin. E gjithë kjo ngjarje është përcjellë me përkrahje dhe duartrokitje nga shokët problematikë të klasës, transmeton lajmi.net.
Kjo video është regjistruar në një shkollë të mesme në Cazin, kurse besohet se është mbi dy vite e vjetër.

Mediet boshnjake komentojnë këtë sjellje të nxënësve të shkollës së mesme si të turpshme dhe arrogante, dhe se paraqet gjendjen e vërtetë në shoqëri, por edhe faktin e habitshëm se si nxënësit sillen në një institucion arsimor.