LAJMI I FUNDIT:

Video-lojërat dhe shëndeti mendor

Video-lojërat dhe shëndeti mendor

Fëmijët që duken shumë të dhënë pas lojërave elektronike mund të bëhen të varur prej tyre dhe të tregojnë shenja të sëmundjeve mendore. Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar në revistën ‘Pediatrics’.

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë vëzhguan gati 3 mijë nxënës të shkollave fillore dhe tetëvjeçare për dy vjet dhe zbuluan se ata që përdornin më shumë lojërat elektronike kishin problemet më të mëdha.

Ajo që zbuluan – dhe ky është studimi i parë që arrin në këtë përfundim – është se fëmijët që luajnë pa pushim me video-lojëra, kanë një nivel depresioni, ankthi dhe frike sociale të shtuar. Kështu që kur i ndalin lojërat, të gjitha këto shenja ulen.

Studiuesit i quajnë fëmijët që duken shumë të dhënë pas lojërave elektronike “lojtarë patologjikë”. Në këtë grup bëjnë pjesë ata që luajnë video lojëra gati 31 orë në javë, krahasuar me moshatarët e tyre që luajnë 19 orë në javë. Kur u krahasuan këto dy grupe fëmijësh, u zbulua se fëmijët në kategorinë e parë ishin më të prekur të vuanin nga frika sociale.


Studimi zbulon gjithashtu se fëmijët që ishin më impulsiv dhe më pak të shoqërueshëm me fëmijët e tjerë harxhonin më shumë kohë me video lojëra.

Është logjike që një fëmijë që është depresiv ose një fëmijë që e kap ankthi do të kërkoj të luaj video lojëra pasi aty e gjen veten në një mjedis të sigurt. Kjo mund t’i shpëtojë ata nga simptomat e depresionit apo të ankthit.

Studimi zbuloi gjithashtu se heqja e fëmijëve nga zakoni i lojës pakëson depresionin si dhe simptomat e tjera.

Duhet të bësh vetëm një gjë – të kufizosh kohën e lojës. Megjithatë fëmijët që janë lojtarë patologjikë do t’i rezistojnë kësaj dhe kështu prindërit mund të kenë nevojë të kërkojnë ndihmën e mjekëve të shëndetit mendor.

Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandon kufizimin e kohës për lojëra elektronike, në kompjuter apo televizor, në jo më shumë se një orë në ditë. Për nxënësit e shkollës tetëvjeçare rekomandimi është jo më shumë se dy orë në ditë. /VoA/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori