LAJMI I FUNDIT:

Vettel fiton në Malajzi

Vettel fiton në Malajzi

Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, ka dalë fitues i garës për Çmimin e Madh të Malajzisë që u zhvillua të dielën. Në vendin e dytë është plasuar piloti tjetër i Red Bull, Mark Webber, i cili e filloi garën nga ‘pole position’. Ndërkohë, ngasësi i Mercedesit, Nico Rosberg, ishte piloti i tretë i cili u ngjit në podium.

Ishte një dështim për Fernando Alonson, i cili ka dalë nga gara 2 xhiro para përfundimit, derisa shoku i tij te Ferrari, Felipe Massa, arriti të zë vendin e shtatë për t’u përfshirë në rrethin e pikëve.

Ish-kampioni Lewis Hamilton u rendit i gjashti, derisa kampioni në fuqi dhe fituesi i Çmimit të Madh të Australisë, Jenson Button, arriti vetëm pozitën e tetë.

Një ditë jo me fat për shtatëherë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili ka braktisur garën që në xhirot e para, pas një defekti mekanik në Mercedesin e tij.


Pas kësaj gare, në krye të klasifikimit për pilotët është Massa me 39 pikë duke lënë pas Alonson dhe Vettelin me nga 37 pikë, ndërsa Button është i katërti me 35 pikë. Ndërkohë kreun e klasifikimit të përgjithshëm për konstruktorët e mban Ferrari me 76 pikë, pasojnë McLareni me 66 pikë dhe Red Bulli me 41 pikë. /Telegrafi/