LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz

Vetëvendosje homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i udhëhequr nga kryetari Albin Kurti, e i përbërë nga Shpend Ahmeti, Aida Dërguti, Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Ismajl Kurteshi e Ajnishahe Halimi, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz, si dhe zhvilloi një vizitë në familjen Jashari.

Me këtë rast, kryetari, Albin Kurti deklaroi “Tre breza të Jasharajve dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Në këta tre breza kishim njerëz të të gjitha moshave dhe të të dy gjinive. Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënon kapërcimin cilësor, prej rezistencës së grupeve të armatosura, në kryengritje çlirimtare, gjithëpopullore dhe të pandalshme”.

Kurti tha se realizimi i amanetit të dëshmorëve dhe i qëllimit tonë kombëtar, nuk është ende realitet.

“Me Mitrovicë të ndarë, me këtë papunësi të madhe e varfëri, nuk mund të themi se ka mbaruar puna. Përkundrazi, kemi aq shumë punë dhe beteja në të ardhmen dhe Jasharajt me sakrificën e tyre, me vetëmohimin e tyre, paraqesin udhërrëfyesin tonë si popull, si shoqëri dhe si komb. Ne po vijmë nga Prishtina, që është kryeqytet institucional dhe politik i shtetit, në Prekaz, këtu që është kryeqytet i rezistencës dhe i sakrificës. Këta kanë dhënë dhe kanë bërë aq shumë, prandaj askush nga ne nuk ka të drejtë të ankohet për vështirësitë dhe sfidat që na presin”, tha Kurti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori