Vetëplotësimi i kombit
Shfaqja e ndjenjave kombëtare është një pasqyrë e cila vihet në dukje gjithnjë kur kombet duan t’i shohin shkaqet patologjike të rrezikut të ekzistencës së tyre gjatë historisë nga ana e pushtuesve barbar dhe mbështjellja e tij me ideologji të errëta, vese, sindrome dhe humbje të vizionit të qartë drejt të ardhmes.
Poashtu këto ndjenja të vërteta kombëtare janë aq të fuqishme për kushtet dhe rrethanat në të cilat shfaqen sa që nxjerrin në dritë tek të gjithë domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit, kulturës rrënjësore të tij, mbrojtjes të së drejtës historike dhe qenies shpirtërore e kombëtare të tij, të vetëdijes kombëtare, si dhe të zgjimit të ndërgjegjes së përgjithshme kombëtare.
Është për t’u nënvizuar një gjë e rëndësishme këtu se nga pesha morale e kombeve kanë dal në sipërfaqe edhe aftësitë e brendshme të tij për të lëvizur krahët e historisë në drejtim të duhur dhe të drejtë historik, si dhe për të këputur lidhjet e dëmshme të politikës, ideologjisë dhe barbarizmave që kanë lënë pushtuesit tek ta. Kjo jo vetëm se i ka ndihmuar këtyre kombeve që të gjejnë rrugën e tyre të vërtetë të nisur që nga zanafilla e tij, por edhe të zbulojnë në tërësi qëllimin e ardhmërisë së sigurt dhe të mirë jo vetëm për ta, por edhe për brezat e ardhshëm.
Karakteri universal i një kombi të lashtë dhe historik gjendet gjithmonë përball dallimeve, shumëllojshmërisë së zakoneve, petkut të huaj ideologjik, kulturor, lidhjeve politike artificiale të gabuara dhe ideologjike etj. etj. Të gjitha këto jo vetëm që i bëjnë dëm natyrës dhe qenësisë së tij si komb, por edhe e fusin atë në kontraste të mëdha në mes realitetit të tij të natyrshëm historik dhe dyndjeve të popujve ardhacak së bashku me barbarizmat dhe bojën e tyre ideologjike rrënuese dhe mohuese të drejtësisë dhe autoktonisë së kombeve ku ata kanë vërë këmbët e tyre pushtuese.
Duke mos rënë në krahët e pasioneve, lakmisë dhe interesave të shkurtra ideologjike demoniake, pastaj të humbjes së vlefshmërisë dhe rëndësisë së kohës dhe të vërtetës së historisë së kombeve, është pikërisht pesha morale, dhe ndërgjegjja kombëtare ajo që rëndon fuqishëm dhe përcakton hapat historik të kombeve drejt daljes nga këto teprime të huaja ideologjike dhe nga rreziku i mohimit dhe mosaftësisë për të ngre çështjet e drejta në tryezat e kohës dhe vendimeve ndërkombëtare, si dhe për të përcaktuar me saktësi rrugëtimin historik dhe vizionin e qartë drejt të ardhmes së sigurt të tyre.
Sidoqoftë ringjallja e ndjenjave kombëtare në kohën tonë të cilat janë dyfishuar, pothuajse është një përgjigje uniforme e qytetërimit dhe rivendosjes se gjerave në vend të vet, si dhe të anulimit të të gjitha çmendurive të së kaluarës nëpërmjet traktateve si mëkate politiko-diplomatike të kohës qe iu bënë kombit shqiptar gjatë historisë.
Dallimi në mes kërkesave të natyrshme të një kombi autokton dhe atyre të panatyrshme të një populli ardhacak është i madh sa lindja me perëndimin, sepse kërkesat e natyrshme të një kombi janë jo vetëm të përligjura dhe të drejta, por edhe themeltare dhe të padiskutueshme, ndërsa ato të panatyrshme apo kërkesat absurde të popujve ardhacak vijnë si rezultat i pretendimeve, i instinkteve gllabëruese dhe i thurjes së miteve dhe ngjitjes pas iluzioneve.
Pikërisht këtu qëndron edhe momenti i madh i pushtetit të padiskutueshëm të së drejtës së historisë së kombit shqiptar evropian për të realizuar të gjitha aspiratat e tij dhe për të rivendos kombin me dinjitet në mesin e kombeve të civilizuar dhe demokratike, dhe kështu për t’u bërë faktor i rëndësishëm i zhvillimeve pozitive në botë.
Në përputhje me mësimet e shëndosha për kombet të cilat nxjerrin jashtë elementet dhe interpretimet e konfuzionalitetit dhe të mbjelljes së ideologjive dhe miteve absurde, kombi ynë ka jo vetëm natyrën e fiseve Ilirie të mishëruar brenda tij në realitetin historik, por është edhe një komb që ka si levë të fuqishme kulturën e lashtë të tij europiane, gjuhën, shpirtin e tij evropian, si dhe është pjesa kryesore e kurorës së civilizimit të familjes së lashtë europiane.
Ngatërrimi i gjuhës historike të kombit me atë të gjuhës politike të shtetit është në njërën anë një gabim që vjen si rezultat i mungesës së kuptimit të idesë dhe doktrinës bazë të kombit, dhe në anën tjetër atë të historisë politike të formimit të shtetit mbi vullnetin e atij kombi për të qeverisur veten mbi bazën e idesë dhe doktrinës origjinale të tij.
Në lidhje me këtë historiani i urtë gjerman i ligjit dhe së drejtës, Karl Salomo Zachariae, shkruan në veprat e tij mbi shtetin se “Kombi dhe shteti nuk janë identik në vetvete. Kombi quhet mishërim i të gjitha fiseve të tij, p.sh. një komb mund të jetë i ndarë në disa shtete. Ndërsa të dy termat kanë përdorime identike, por është rëndësia e kombit mbi atë të shtetit ajo që i jep kuptim atij”.
Ndërkaq duhet vënë re një gjë tepër të rëndësishme për kohën e tanishme se para se lidershipi politik dhe elita në përgjithësi intelektuale-akademike e politike e kombit shqiptar të bëjë lëvizjet për bashkimin e tërë trupit të tij kombëtar historik me urtësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me miqtë e saj ndërkombëtarë dhe faktorët vendimmarrës, ajo duhet se pari të realizoj në vetvete unitetin e mendimit dhe rilindjen e plotë pra të brendshme kombëtare e shpirtërore.
Megjithëkëtë duhet elaboruar edhe një gjë këtu se lëvizjet, energjitë dhe përpjekjet e ndryshme që po bëhen në këtë shekull brenda qenies shqiptare në drejtim të realizimit të aspiratës së përgjithshme kombëtare të tij, duhet shikuar në dy aspekte: e para si energji që rrjedhe nga koha dhe nevoja e realizimi të këtij akti, pra të bashkimit të qenies kombëtare në një, dhe e dyta si një ndezje e pasioneve të fjalëve dhe testimeve të ndryshme të kohës dhe botës politike kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo që është e rëndësishme në këtë kohë është që këto impulse dhe ky entuziazëm i madh i këtyre përpjekjeve të mos jetë vetëm një pasion i ndezur i fjalëve të pushtetit gjuhësor, por të shtrihet deri në kufirin e ndikimit në proces të rivendosjes së kombit shqiptar në kurorën e kombeve të plota, demokratike dhe të bashkuar në familjen e lashtë të saj europiane.
Asnjë shtet nuk mund te ketë mbështetje te ekzistencës se tij diku tjetër përveç atij të të qenit gjithnjë i lidhur dhe harmonik me vullnetin e kombit dhe vizionin e tij, në momentin qe kjo ekzistence vihet në dilemë apo tentohet te punohet mbrapsht në drejtim të të bërit distancë ne mes tij dhe vullnetit te kombit, atëherë shteti del jashtë doktrinës së tij themeltare historike, jashtë arsyes praktike, jashtë kohës dhe hapësirës së tij si organizëm, si institucion dhe jashtë ligjit moral si bazë e qëndrueshmërisë së themeleve të politikës së tij.
Nga kjo mund të konkludojmë se liria e brendshme dhe bashkimi i trupit anatomik të kombit shqiptar evropian nuk mund të jetë në asnjë mënyrë dhuratë e pushteteve politike apo edhe e politikës ndërkombëtare, por ajo duhet të vij dhe rrjedh ashtu natyrshëm nga kapilarët e përgjithshëm të çdo shtetit dhe kombi në përgjithësi, si dhe të pranohet nga bota politike ndërkombëtare si e drejt e natyrshme historike.
Duhet ditur gjithashtu se kombi është i vetmi subjekt ligjor dhe bartës i origjinalitetit të tij në kohë, në kontinuitet historik dhe zhvillimor gjatë tërë proceseve historike dhe zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare. Meqë tani në këtë vit 2012 respektivisht më 28 nëntor të gjithë shqiptarët shënojnë 100 vjetorin e deklarimit të pavarësisë më 28 nëntor 1912, por jo edhe të pavarësisë së plotë të trojeve tona kombëtare më vitale, si dhe 570 vjetorin e flamurit kombëtar të ngritur në Kalanë shkëmb të Krujës nga strategu, diplomati dhe lideri vizionar Gjergj Kastrioti më 28 nëntor 1443, si dhe të çlirimit dhe të pavarësisë së trojeve shqiptare nga hordhia dhe zinxhirët e perandorisë së errët otomane, është e rëndësishme që të reflektojmë dhe të arrijmë të kuptojmë kohën e artë të vendimeve të rëndësishme dhe historike si dhe të transformimeve të domosdoshme do të thosha rrënjësore të kombit tonë, por edhe të ringjalljes së tij të plotë ashtu që të ec i sigurt drejtë ardhmes dhe me vizion të qartë të tij si dhe i vetplotësuar përgjithmonë si komb i lashtë evropian dhe pjesë e kurorës së civilizimit të kësaj familje.
Ndërsa tani në këtë shekull kombit shqiptar i nevojitet rikthimi i shpirtit te Gjergj Kastriotit për dy arsye; se pari, kjo do të thoshte ringjallje e vlerave dhe kulturë europiane te kombit shqiptar, si dhe se dyti, rikthimi i plote i të drejtës (pjesëve) historike të anatomisë së kombit shqiptar evropian në përgjithësi. Vetëm kështu ne do të shpalosnim në vetvete dhe botes se si komb i lashte jemi jo vetëm rrënja qendrore, por edhe kurora e përbashkët e civilizimit te familjes europiane. Realisht ne si komb i lashtë kemi nevojë për ringjallje të vërtetë shpirtërore-kombëtare, për transformime rrënjësore, për mësime të dobishme, përpjekje fisnike, për të ecur në ritmin e kohës moderne dhe zhvillimore, si dhe për t’u rikthyer ne familjen e lashte europiane me identitet dhe të vetplotësuar. Çdo vonese në këtë drejtim është vonese në kohë dhe në qëllimin e saj historik.
Nga e gjithë kjo mund pohojmë fuqishëm se ne i përkasim një kombi me talent të madh, me një pasuri të madhe të kulturës shpirtërore e materiale dhe të trashëgimisë brenda familjes sonë të lashtë europiane, dhe kështu duke pas këtë pasuri kolosale, ne si komb i lashtë evropian duhet të mbështetemi përgjithmonë në shkëmbin e historisë sonë, në shtyllat si vlera të përjetshme të kombit tonë, në figurat sublime dhe të bekuara të kombit dhe në të vërtetën tonë rrënjësore dhe gjenealogjike.
Pikërisht madhështia shpirtërore, kulturore, politike etj., e një kombi dhe një shteti qëndron në pozicionim e tij të natyrshëm historik, në përhapjen e vlerave dhe prezantimit të figurave të tij mbikohore në gjithë boten e civilizuar, në largimin nga trupi i tij të mbeturinave ideologjike, në vizionin e palëkundur dhe në çuarjen e kombit në sheshin kryesor të historisë së botes se zhvilluar demokratike dhe të civilizuar si vlera në përbashkësi të përjetshme të tyre.
Vërtetë ne si komb i lashte evropian jemi një ndër racat gjigante dhe rrënja qendrore e familjes sonë të lashtë europiane; kjo vjen si rezultat i gjurmëve të pashlyera që kanë lënë figurat tona mbikohore në jetën e kombit shqiptar evropian. Janë pikërisht këto figura sublime dhe të bekuara që reflektojnë këtë madhështi të kombit tonë të lashtë.
Me pak fjalë edhe përkundër tundimeve te vazhdueshme dhe tendencave sulltaniste për ta deformuar imazhin e kombit tonë evropian, një gjë tanimë është e ditur se askush nuk do të mund ta ndal apo të mundohet ta pengojë frymën e lirisë, të së vërtetës, demokracisë dhe të ardhmes së mirë të tij, që do të përshkojë tërë qenien e kombit tonë dhe kështu të filloj agimi i një epoke të re të ringjalljes dhe mishërimit në familjen e lashtë europiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles