LAJMI I FUNDIT:

Vetëm dhjetë kopje të LaFerrari Spider?

Vetëm dhjetë kopje të LaFerrari Spider?

Rreth LaFerrari Spider nuk është e mundur për të gjetur më shumë informata, ndërsa raportet e fundit thonë se kjo veturë do të prodhojë në një shkallë shumë më të vogël se ajo që pritej fillimisht.

“Ferrari do të prodhojë më pak se 10 njësi të këtij modeli”.

“Si rezultat i kësaj, LaFerrari Spider do të ketë një mori karakteristikash të veçanta të cilat do të justifikojnë çmimin e tij, e që sillet mes 1.6 dhe 3.2 milionë euro”, raporton The Supercar Kids, transmeton Koha.net.


Ferrari nuk ka zbuluar asgjë në lidhje me këtë model, por revista e lartpërmendur thotë se LaFerrari Spider posedon një kulm të lëvizshëm, i cili përbëhet nga dy panele, dhe dyert “flutur” do të zëvendësohen me ato konvencionale.