Vetëdijesimi, mjeti mё efikas nё luftën kundër HIV/AIDS-it
Sot në botë HIV/AIDS-i është problem madhor dhe paraqet një ndër sfidat më të mëdha dhe prioritare për shëndetësinë mbar-botërore. AIDS-i vazhdon të jetë njëra nder sëmundjet më vdekjeprurëse që ka njohur njerëzimi. Sipas të dhënave të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS), mbi 33.3 milionë njerëz jetojnë me HIV në gjithë botën, prej tё cilëve 30.8 milionë janë tё rritur, 15.9 milionë femra dhe 2.5 milionë fëmijë nën moshën 15 vjeçare. Çdo ditë nё botё infektohen rreth 14,000 njerëz e rreth 8,200 vdesin në ditë nga HIV/AIDS-i.
Që nga viti 1986 deri me sot mbi 84 raste të të infektuarve me HIV/AIDS-it janë regjistruar në Departamentin e Epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Numri i raportuar i njerëzve që jetojnë me HIV/AIDS është rritur në vitet e fundit, krahasuar me periudhën para vitit 1999. Përkundër kësaj, Kosova vazhdon të renditet ndër vendet jo problematike sa i përket përhapjes së këtij virusi. Në sistemin e UNAIDS-it për klasifikimin e HIV/AIDS-it, Kosova bën pjesë në grupin e vendeve me prevalencë të ulët. Megjithatë, në vendin tonë ekzistojnë të gjitha (para)kushtet që numri i personave me HIV të rritet. Në Kosovë ekziston një numër relativisht i madh i popullatës së re e cila ballafaqohet me ndryshimin e normave dhe sjelljeve, në anën tjetër, lulëzimi i ‘industrisë së seksit komercial’, rritja e përdorimit të substancave narkotike, shkalla e lartë e migrimit të popullatës, pastaj mungesa e dialogut në familje mbi edukatën shëndetësore, mungesa e informacionit të drejtë mbi mundësinë e infektimit me virusin HIV, janë indikatorë për rritjen e numrit të personave të infektuar me virusin HIV.
Momentalisht mjeti i vetëm me të cilin mund të bëhet parandalimi i HIV/AIDS-it është vetëdijesimi i popullatës mbi virusin HIV dhe informimi për pasojat që mund të sjell në jetën e individit të infektuar. Institucionet relevante që merren me trajtimin e HIV/AIDS-it janë ato që duhet t’i marrin hapat e nevojshëm dhe të domosdoshëm për të parandaluar rritjen e numrit të personave HIV pozitiv. Shkollat, mediet, dhe organizatat joqeveritare poashtu mund të luajnë rol të rëndësishëm në këtë drejtim, duke i vetëdijesuar të rinjtë dhe popullatën në përgjithësi mbi mundësinë e infektimit me virusin HIV.
Duke marrë parasysh shpejtësinë e shpërndarjes së HIV/AIDS –it, rrezikun që i kanoset shoqërisë sonë në të ardhmen dhe urgjencën e veprimit, kombinimi i formave të ndryshme intervenuese me qëllim parandalimin e HIV/AIDS-it (sigurimi i shërbimeve të nevojshme si këshillimi dhe testimi vullnetar në të gjitha qytetet e Kosovës, mbrojtja e transmetimit nga nëna të fëmija, stimulimi i dialogut në komunitet, pastaj përfshirja në shkolla e një plan–programi mbi edukimin shëndetësor), janë hapa të cilët do të mundësonin zvogëlimin e përhapjes se virusit HIV. Duhet kujtuar se trendi i përhapjes së HIV/AIDS-it në vendin tonë varet nga përpjekjet tona të tanishme për parandalim.
Kosova ka nevoje për më shumë mbështetje financiare për luftimin e HIV/AIDS-it, duke pas parasysh që numri i personave që kanë nevojë për trajtim nga kjo sëmundje po rritet vazhdimisht. Në këtë drejtim, një ndihmë e madhe për Kosovën është granti i Fondit Global për HIV/AIDS (Global Fund for HIV/AIDS), të cilin Kosova e ka fituar dhe i cili fond ka përforcuar mekanizimet dhe institucionet përkatëse për parandalimin e HIV/AIDS-it në Kosovë e po ashtu edhe trajtimin dhe integrimin e personave të infektuar dhe afektuar nga HIV/AIDS-i.
Përmbushja e vizionit të UNAIDS-it për ‘zero infeksione të reja, zero vdekje që lidhen me AIDS-in dhe zero diskriminim’ do të varet nga përpjekjet e përbashkëta të gjithsecilit që është i involvuar në luftën kundër HIV/AIDS-it.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi