LAJMI I FUNDIT:

Veseli: S’mbrohen të gjallët me rrënim varrezash

Veseli: S’mbrohen të gjallët me rrënim varrezash

Në një shkrim autorial, botuar sot në “Koha Ditore”, ish-shefi i SHIK-ut dhe tash pretendent për udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me një ton të ashpër ka kritikuar prishësit e varrezave dhe të përmendoreve serbe në Kosovë, që ndodhën gjatë dy ditëve të shkuara në shenjë hakmarrjeje kundër largimit nga Beogradi të lapidarit ë UÇPMB –së në Preshevë.

Pasi ka kritikuar Ivica Dacicin për aksionin e tij në Preshevë, për, siç ka thënë Veseli, qëllime të ndarjes së Kosovës, ai ka theksuar se “vaj për ata që i mbrojnë të gjallët duke rrënuar përmendoret e të vdekurve”, për të apeluar më pas në qetësi dhe në frenim emocionesh që nuk shpien drejt stabilizimit të mëtejmë të situatës në rajon.

Si luftëtar për liri, ai kërkon respektim të të gjithëve, e edhe të armikut. /Telegrafi/