LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Legjislacioni duhet të jetë stimulues për biznesin

Veseli: Legjislacioni duhet të jetë stimulues për biznesin

Kryetari i Kuvendit, Kryetari Veseli takoi përfaqësues të institucioneve ekonomike, vendore e ndërkombëtare. Sipas tij, është interes vital që legjislacioni të jetë stimulues për biznesin, e jo ta ngulfat atë.

Takimi Veseli tha se u mbajt me qëllim të krijimit të bazës së nevojshme ligjore, për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për iniciativën e lirë ekonomike. “Ky takim dhe takimet tjera që do të jenë të rregullta, udhëhiqet nga ideja që të ndërtohet një grup këshillëdhënës prej të cilit dëshirohet të merren inpute të drejtpërdrejta mbi situatën e sektorit privat në Kosovë, si dhe të evidentohen hapat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar situatën ekzistuese”.

Kryetari i Kuvendit tha se tanimë është arritur një konsensus sa i përket prioritetit që duhet të ketë ekonomia, krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i bilancit tregtar të Kosovës. “Si kryetar i Kuvendit do të angazhohem që të krijojmë bazën e nevojshme ligjore dhe t’i heqim barrierat burokratike për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për iniciativën e lirë ekonomike. Është interes vital që legjislacioni të jetë stimulues për biznesin, e jo ta ngulfat atë”, theksoi Veseli, ndërsa shtoi se do të ketë referime të vazhdueshme mbi përparimin e bërë drejt këtyre inputeve të pranuara. Kreu i Kuvendit tha se fokusi do të jetë si në fushën e legjislacionit, ashtu edhe të problemet me zbatimin e ligjit.


Veseli kërkoi nga të pranishmit komentet dhe propozimet e tyre përkitazi me legjislacionin ekonomik i cili tani është në fazë të draftimit, apo për ndryshime eventuale të ligjeve të kësaj fushe. “Dëshiroj t’ju bëjë thirrje që në rast se keni një plan investiv, ta prezantoni atë para nesh, sepse është domosdoshmëri dhe urgjencë që të ndërmarrim hapa shumë të shpejtë për të krijuar perspektivë të qartë për qytetarët tanë”, tha ndër të tjera Veseli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kalo në kategori