Veriu i Kosovës – zonë ushtarake?
Krejt veriu i Kosovës, i banuar me serb, ku institucionet e Kosovës nuk është arritur të konstituohen, me kërkesën e vet qeverisë së Kosovës do të duhej të shpallej zonë ushtarake, nën kontrollin e drejtpërdrejtë të KFOR-it dhe me një administrator ndërkombëtar, i cili do të vendosej për nja afat maksimal prej 5 vitesh. Kështu do të ndërtohej sistemi sikur në Kosovën e pasluftës dhe në fund të kësaj do të integrohej në shtetin e Kosovës në formën që BE e rekomandon dhe me aprovimin e Qeverisë së Kosovës.
Një aksion i pashkathët i qeverisë së Kosovës, i urdhëruar fuqishëm nga shefi i saj pa i marrë parasysh kapacitet reale, e dëshmoi edhe një herë, jo pa një dozë mazokizmi, se kjo klasë politike nuk ka vizion, e sidomos kjo qeverisje nuk ofron asgjë për qytetarët e Kosovës, përkundër retorikës properëndimore dhe proeuropiane. Ky aksion jep ndjesinë e qartë se përpos që nuk ishim të organizuar dhe të zotët të çlirohemi vet nga pushtimi serb, nuk po jemi të zotët as për me e vendosë pushtetin e dalë nga qytetarët, në një të tretën e territorit të vendit.
Po të dëgjohen kori i analistëve proqeveritar, të gjitha fajet i takojnë Serbisë dhe nacionalistëve serbë, ose po të dëgjojmë retorikën edhe ma bajate të Jeremiqit, apo Ivanoviqit, detyrimisht do të biem në anime irracionale dhe nuk do të jemi në gjendje të shohim qartë çfarë po ndodhë në këtë vend, i cili ende nuk po tregon gatishmëri të ballafaqohet me realitetin dhe kapacitetet (mundësitë) e veta.
Në situata të tilla tashmë është praktikë të nisemi nga faktet të cilat nuk mundet të i mohoj asnjëra palë. Veriu i Kosovës, komunat dhe fshatrat e banuara me serbë, nuk kanë pushtet efektiv legjislativ, administrativ, e as gjyqësorë. Realisht atje qeverisë ekzekutivi i Republikës së Serbisë. Ata i paguajnë institucionet të cilat ne i quajmë struktura paralele. KFOR-i mbikëqyrë sigurinë, të cilën siguri në fakt e krijon ose e zhbënë sipas vullnetit të vet organizimi joformal serb.
Pushteti politik nuk funksionon. Disa grupe politike që quhen parti, në fakt janë grupe të interesit, të cilat mblidhen rreth kompanive të mëdha dhe rreth buxhetit të Ministrisë së Kthimit. Ose rreth buxhetit të Serbisë. Të dyja grupet më të mëdha politike akuzojnë njëra tjetrën për korrupsion dhe për lidhje me Beogradin, apo Qeverinë e Kosovës. Lidhja e tyre me popullin, është fjala për partitë që garojnë për ulëset në parlamentin e Kosovës, është minimale apo kurrfarë dhe pjesa më e madhe e votave kanë qenë të kontestuara duke u denoncuar si të blera.
Ajo çka është e padiskutueshme është se ekzekutivi kosovar nuk ka kurrfarë ndikimi në veri të vendit, ndërkohë që ekzekutivi serb, ka ndikimin kryesor e ngjashëm është edhe nëpër enklavat tjera. Në veri, edhe kompanitë publike funksionojnë si pjesë të Republikës së Serbisë. Energjia elektrike nuk paguhet te inkasantët e KEK-ut, Posta dhe telefonia fikse e mobile është poashtu e lidhur drejtpërdrejtë me Serbinë. Kryetarët e Komunave, raportojnë drejtpërdrejtë te ekzekutivi serb.
Bisedimet në këto rrethana janë krejtësisht joefektive dhe në fakt vetëm do të rrisin tensionet. Kjo shpjegohet me faktin se institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë një ofertë serioze apo të arrijnë ndonjë rezultat serioz. Po ashtu kjo lidhet me faktin se fati politik i partive në Serbi ende ndikohet nga qëndrimi ndaj Kosovës .
Gjithsesi një gjendje e tillë është e paqëndrueshme për një kohë të gjatë, dhe me këtë konjukturë gjithsesi do të krijojë vetëm kriza të vazhdueshme dhe rigjeneron edhe krimin e organizuar serb dhe shqiptar.
Në nivel global, ku edhe është varur kjo krizë, rendi i mbetur qysh nga koha e botës së ndarë në blloqe, dhe luftës kundër ideologjise komuniste, u bë pengesë për zgjidhjen e shumë problemeve në botë. Fuqia politike e shume vendeve nuk përputhet me fuqinë e tyre ekonomike apo ushtarake dhe kjo po synohet të rikonfigurohet. Kështu shumë vatra krizash mbeten të tilla deri në një presedan si ai intervenimit të NATO-s në Kosovë, i cili pastaj u aplikua edhe në vatra tjera të krizave. Pozicionet e tilla pat, në fakt dëmtojnë interesat afatgjata të vendeve tona, por ato i mbajnë dhe mbahen nga konjuktura aktuale, e cila po përfiton nga kriza.
Rreth Kosovës vendimet e rëndësishme në fakt janë marrë me një konsensus ose një baraspeshë të komplikuar në mes të fuqive. Nga kjo, deri tash kanë përfituar vetëm frenuesit e proceseve integruese në regjion. Duke qenë se e ardhmja evropiane serbe dhe kosovare po mbetet peng i veriut të Kosovës, një zgjidhje e përkohshme, e cila do të dilte nga ky ingranazh aktual, do të sillte një relaksim, deri në kyçjen e Kosovës dhe Serbisë në proceset integruese.
Krejt veriu i Kosovës, i banuar me serb, ku institucionet e Kosovës nuk është arritur të konstituohen, me kërkesën e vet qeverisë së Kosovës do të duhej të shpallej zonë ushtarake, nën kontrollin e drejtpërdrejtë të KFOR-it dhe me një administrator ndërkombëtar, i cili do të vendosej për nja afat maksimal prej 5 vitesh. Kështu do të ndërtohej sistemi sikur në Kosovën e pasluftës dhe pasi të ishin thyer strukturat e krimit dhe ato joformale, në fund të procesit kjo zonë do të integrohej në shtetin e Kosovës në formën që BE e rekomandon dhe me aprovimin e Qeverisë së Kosovës. Gjithsesi edhe pajtimi i qeverisë serbe do të ishte më i lehtë, kur tashmë qytetarët e saj të kenë parë qartë dobitë nga rruga evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos