Veriu i Kosovës – proces apo vendim politik?
Ardhja e NATO-s, tash e dymbëdhjetë vite më parë, përveç aktivitetit dhe angazhimit të ngjeshur në aspektin e rindërtimit të vendit, pati jehonë të madhe në tërë botën, edhe me vetë faktin se shqiptarët e Kosovës, përmes luftës çlirimtare, dëshmuan para syve të botës se viktimizimi i tyre i vetëdijshëm kolektiv, në realitet, ishte pasojë edhe i një reagimi të natyrshëm, që, veç mbijetimit, asistonte edhe afirmimin e vlerave të veçantisë së tyre kombëtare, të shtypura me dhunën më të egër serbe në periudha dekadëshe.
Sakrifica e vetëdijshme kolektive e popujve, siç ndodhi me Bosnjën dhe Kosovën (por jo edhe me Çeçeninë a Kurdistanin) do të mbetet për një kohë të gjatë koncept dhe platformë jo vetëm politike dhe ushtarake, por edhe morale obligative e qendrave të vendosjes, sakrificë kjo e cila do të duhej t’i obligonte që në emër të vlerave njerëzore dhe atyre demokratike, të bëjnë intervenime të ardhshme kirurgjike në pjesët e ndryshme të botës, siç është sot rasti me Irakun e Libinë.
Rasti i Bosnjës dhe Kosovës, Irakut, Libisë, por jo edhe ai i Ruandës dhe Çeçenisë, dëshmojnë se vlerat njerëzore dhe interesat nacionale të shteteve, si ideale të një botëkuptimi dhe rendi të ri, që po tentohen të ndërtohen në botën e civilizuar, janë ende larg njëra- tjetrës. Shekulli XXI, me siguri se do të tentojë pa mëdyshje t’i ofrojë këto tendenca, pikësëpari politike e pastaj edhe morale, sociale e besa edhe fetare. Por kjo dëshirë dhe aspiratë e këtyre qendrave, si në rastin e Ballkanit, do të bëhet shumë më ngadalë dhe më me shumë reperkusione. Shkaqet janë të shumta dhe janë të natyrave të ndryshme politike, etnike, ekonomike, historike etj., gjë që është e pamundur të elaborohen në një shkrim të tillë të kufizuar.
Në Kosovën e pasluftës, këto vlera dhe këto interesa, edhe për një kohë të gjatë, do të diskutohen përmes agjendave të shkaqeve dhe pasojave morale, etnike, politike e më pastaj edhe të atyre ekonomike. Shkaqet morale, si në Bosnjë, ku për barometër të këtij konstatimi, kishim vështirësitë e mospajtimit ndëretnik, ndërfetar e ndërnjerëzor mes serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve për tëra këto vjet të rindërtimit (!)- ishin tejet transparente, edhe me vetë faktin se as serbët, as boshnjakët, as kroatët, nuk mundën ta ndërtojnë modelin e shoqërisë së sugjeruar (nga perëndimi) multietnike!
Shkaqet e mospajtimit ndëretnik
Në Kosovën e pasluftës, shkaqet e mospajtimit të menjëhershëm ndëretnik dhe të ndërtimit të shoqërisë multietnike, do të mund të jenë shumë më të shprehura, edhe nga faktet e barrierave frustrative të prodhuara nga sistemi i mëhershëm tejet diskriminues dhe aparthejdist serb dhe dallimeve të tejskajshme gjuhësore, kulturore, fetare, etnopsikologjike etj., mes komunitetit shqiptar dhe atij serb. D.m.th., se shërimi i këtyre plagëve dhe zgjidhja e mospajtimeve etnike në Kosovë, me terapi të modeleve dhe mentalitete të vendeve të tjera, siç aludonte ish administrata e UNMIK-u, e tash edhe ajo e EULEX-it, do të kërkoj dyfish kohë më shumë se në Bosnjë!
Pse po themi kështu? Dhe ku e ka mbështetjen kjo tezë jona?
Së pari, ekspertët dhe këshilltarët e EULEX-it, duhet ta kenë të qartë a edhe ta mësojnë leksionin “number one” se kosovarët, me sistemin e tyre të koduar shekullor, pavarësisht prej dëshirës dhe vullnetit për ta ndërtuar një shoqëri civile në Kosovë, nuk munden, edhe po të donin, ashtu ad hoc, sipas “shpejtësisë” tejet të ngathët, ta “kapërdijnë” sistemin e modelit të dekreteve, standardeve dhe rregulloreve që për synim kanë ndarjen e pushtetit të ardhshëm në baza etnike, ashtu siç po pretendohet aktualisht me rastin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës!
Koncepti i ndarjes së pushtetit, në principe etnike, mund të jetë funksional dhe i dobishëm vetëm nëpër ato vendet të cilat e kanë shumicën e popullsisë së përzier, siç po bëhet, p.sh., në Bosnjë, ose siç do të mund të bëhej nesër në Maqedoni, Vojvodinë, etj.
Çështja e mbrojtjes së komuniteteve minoritete me fuqinë e ligjit, është një kërkesë e arsyeshme dhe shumë e preferueshme, mirëpo, kur ajo fillon të ngrihet në nivelin e sistemit të super privilegjeve, atëherë di të bëhet edhe pengesë serioze për rregullimin e raporteve ndëretnike. Në fakt, ajo mund ta marr kuptimin e tolerancës dhe mirëkuptimit, vetëm po qe se grupimi etnik (në rastin tonë serb, ashkali, boshnjak, turk etj), që kërkon këtë status, ka një shumicë absolute të popullsisë pas vetes, gjë që nuk është rast i njëjtë me Kosovën, me mbi 97% shqiptarë!
Favorizimi i kësaj formule, që është dizajnuar në bazë të identitetit etnik, dhe që është institucionalizuar edhe me Kushtetutë(!), jo vetëm që do të ndikojë në rritjen e tensionimeve ndëretnike kur të vijë pika e bisedimeve ndërmjet dy delegacioneve për veriun e Kosovës, por me siguri edhe në thellimin e ndasive mes komuniteteve të atjeshme. Ku komuniteti serb padyshim që do të kërkoj edhe shkëputjen de jure nga Kosova! Dikush do të pyeste, përse athua, kur dihet se të gjitha prononcimet e ndërkombëtarëve dhe miqve tanë flasin të kundërtën!
Instalimi si super privilegjeve të komuniteteve lokale (në veçanti atij serb) gjithsesi do të shpie kah betonimi i mëtejmë i kërkesave (që momentalisht janë në fazën e enklavizimit), për të ndërtuar institucione anti qeveritare, në mënyrë që në një situatë tjetër të re me krijimin e “faktit ” për realitetin e ri refuzues të pasojë ndarja e kësaj pjese territori të Kosovës, ashtu siç është duke ndodhur gjithë kohën e pasluftës!
Kosovarët si fajtorë kujdestarë
Modeli i këtillë e ndërtimit të raporteve ndëretnike në Kosovë, shqiptarët, në anën tjetër, për çdo ngecje eventuale të serbëve, pa mëdyshje, do t’i “emëronte” si fajtorë kujdestarë, ashtu siç është edhe duke i emëruar tani pas luftës, në mënyrë që e tërë kjo mësymje apo synim i elaboruar deri në detaje nga ana e shtetit serb t’i mbajë nën presion shtesë jo vetëm estabilishmentin qeveritar, por njëkohësisht edhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar. Tekefundit, tash me fillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës po shihen qartë synimet e tyre….
Ekspertët ndërkombëtar, por sidomos ata kosovar duhet ta kenë të qartë se koncepti i ndarjes së pushtetit në baza kombëtare, që po favorizohet tani, do të sjellë më shumë telashe, se sa dobi. Për këtë prejudikim tonin, na referohet sidomos shembulli i Qipros, ku me dekada të tëra po mbahet një gjendje e thellë tensionuese mes dy komuniteteve dominuese, asaj greke dhe asaj turke!
Kur është fjala tek frymëzimi i pajtimit ndëretnik, unë me këtë rast do të shërbehesha shumë shkurt, me disa qëndrime të qytetarëve të Prishtinës (hulumtim ky empirik i IDERK-ut), që si mundësi do të mund të ishin në kolizion me qëndrimet e shumicës së popullsisë së Kosovës.
Në të vërtet, mostra e Prishtinës dëshmon prirjen e tolerancës ndër shqiptarët etnikë, përkundër tërë atij represioni, masakrave dhe dëbimit biblik nga trojet e tyre nga ish shteti serb dhe serbët lokalë. Shqiptarët, në të vërtet, nuk e kontestojnë assesi kthimin e grupeve të tjera etnike, me ndonjë kusht të veçantë.
Ata, në të vërtet, fajin kolektiv të grupit tjetër etnik të implikuar në fushatën e dëbimeve, vrasjeve dhe masakrimeve ndaj tyre, mundohen ta kanalizojnë në sistemin e përgjegjësisë, i cili duhet verifikuar përmes ligjeve dhe mekanizmave institucional të Hagës dhe të Kosovës, qëndrim ky që duhet të jetë mjaft domethënës për administratën civile.
Tensionimet që i përcjellin një kohë situatat postkonfliktuoze, janë evidente akoma sidomos në pjesën veriore të Kosovës, ku bandat dhe kriminelet serb në bashkëveprim me shërbimin sekret serb po mundohen ta mbajnë edhe më tej gjendjen si gjëja të rrezikshme! Por, për këtë situatë ilaçi më i mirë është funksionimi i vis maiorit të ligjit, të cilin asnjë nga qeveritë tona të gjertanishme nuk bëri përpjekje me e instalua në këtë pjesë të Kosovës. Tekefundit këtë teori të zgjatjes së situatave tensionuese ndëretnike, e ka dëshmuar më së miri rasti i Bosnjës, ku akoma janë gjallë ngrehinat e nacionalizmave dhe banditizmave serb.
Përvojat e tranzicionit
Përvojat e dhimbshme të “tranzicionit”, nëpër vendet e ndryshme postkomuniste, kanë dëshmuar se modeli i demokracisë dhe ai i ndërtimit të raporteve të shëndosha ndëretnike, nuk mund të vendoset vetëm me aktin e përmbysjes a shkatërrimit të raporteve dhe njëmendësive të vjetra totalitare e konfliktuoze në ato vende. Përkundrazi, tani, gjithnjë e më shumë, po bëhet më e qartë se demokracinë dhe rregullimin e raporteve ndëretnike, nuk duhet identifikuar vetëm me ndërtimin e një legjitimiteti hëpërhë (pa të cilat as që mund të paramendohet ajo), që duhet ngritur së bashku me mekanizmat e ndryshëm ligjorë, pastaj procedurat në bazë të parimit të shumicës, por, para së gjithash, edhe me tolerancën e ndërsjellët etnike, kreativitetin e gjithëmbarshëm kulturor, pastaj sistemin specifik të vlerave, që ajo i imponon nëpër shtetet nacionale dhe me mjeshtrin, e cila vazhdimisht kërkon përsosje dhe bartje të kësaj përvoje në brezat e ardhshëm.
E tërë kjo formulë pak a shumë do të mund të vlente edhe për ndërtimin e raporteve ndëretnike mes komuniteteve lokale, me një dallim të vetëm se në shoqëritë qytetare perceptimet etnike ndryshojnë shumë më ngadalë se sa institucionet shtetërore. Nisur nga ky këndvështrim, do të thoshim se me këtë koncept, dhe me këtë përvojë të sprovuar jetësore perëndimore, në rrethanat tona të reja kosovare, do të duhej të nënkuptonim jo vetëm transparencën e tolerancës, mirëkuptimit dhe koekzistencës ndëretnike, por edhe të gjitha ato aktivitete dhe procese që i stimulojnë qytetarët e Kosovës ta respektojnë logjikën e fuqisë së ligjit, i cili tenton t’i zhdukë të gjitha barrierat e tjera racore, etnike, fetare, politike etj.
Projekt-propozimi mbi amputimin e shpejtuar të frymës së tolerancës ndëretnike, në mentalitetin ende të zhdaravitur politik të qytetarëve, nga të gjitha komunitetet lokale, e sidomos ato shqiptare, do të duhej të ndërtohet në stilin e profikirurgut, në mënyrë që të kihen parasysh të gjitha rrethanat dhe mentalitetet e ambientit, ku duhet të vihet skalpeli dhe ushtrohet veprimi! Së këndejmi, gjykojë që veriu i Kosovës nuk mund të paragjykohet me çfarëdo vendime politike, e as bisedime të tilla çfarë janë duke u zhvilluar aktualisht ndërmjet Beogradit e Prishtinës, pa ndonjë marrëveshje historike gjithëkombëtare ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?