LAJMI I FUNDIT:

Verbërimi për pushtet

Verbërimi për pushtet

Se bajraktarizmi ndër shqiptarët është pika më neurologjike që ndanë vëllezërit, familjet, fiset madje tërë popullin, është vërtetuar shumë herë dhe nuk do paraqiste një zbulim të ri në këtë sferë të jetës sociale kolektive.

Ngushëllimi shpesh gjendet në arsyetimin se një gjë të tillë ndodhë tek çdo popull, madje si fenomen mund të haset ndoshta edhe më keq se tek ne tek të tjerët. Por, megjithatë gjithsesi jo sikur te ne që kjo dukuri gjithnjë më shumë zë vend në kokat e të parëve.

Fenomeni i bajraktarizmit nuk ka dyshim se shkon përtej mundësive dhe shpesh determinon verbërimin për pushtet, duke ndikuar te pushtetarët që të shohin në mënyrë monokromatike dhe të urrejnë secilin që nuk është me ata. Pa marrë parasysh se në këtë verbërim dhe urrejtje kanë të drejtë apo jo, nëse aplikohet ligji apo jo, mos të flasim nëse lëndojnë ndërgjegje apo shkaktojnë dëme në shoqëri… thjeshtë asgjë mbi interesin e tyre.


Fenomeni i largimit nga skena e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe apo janë të rreshtuar në një subjekt që nuk është i njëjtë me pushtetmbajtësit është mjaftë i rrezikshëm dhe për pasojë ka stagnimin, regresin, thellimin e përçarjeve dhe krijimin e urrejtjes. Doza e së keqes së këtij fenomeni në një mjedis homogjen ka rrezik të konsiderueshëm, por në një mjedis siç është Lugina e Preshevës, heterogjen dhe në varësi nga Qeveria e Beogradit, fenomeni i përjashtimit të mendimtarëve ndryshe nga skena, pushteti dhe vendimmarrja shkon përtej verbërimit për pushtet dhe çon te dilema nëse ky skenar është produkt i pushtetmbajtësve apo këta janë zbatuesit e kësaj ideje retrograde.

Një ndër dukuritë e shumta është shkarkimi e pastaj emërimi u funksionarëve të ndryshëm pa e analizuar punën e tyre, nivelin e profesionalizimit, shkallën e implementimit të një projekti të caktuar. Pastaj shkarkimi i këshillave të shkollave e me ta edhe i drejtorëve, përkundër të drejtave ligjore, kohën e funksionimit dhe afatin mandator që ata e gëzojnë.

I nisur si fenomen nga pushtetarët aktualë të Preshevës e si model i kopjuar në Bujanoc, bile edhe përtej kufijve të Luginës e që fatkeqësisht po vazhdon të jetë aktual, mund të konsiderohet si veprim që ka ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e përçarjeve brenda kolektiveve të institucioneve të ndryshme e më se e dhimbshme është përçarja e institucioneve të diturisë, institucioneve shkollore. Në këtë mënyrë po përbuzet dinjiteti i këtyre individëve e edhe kolektiveve të cilët jo më larg se para një dekade ishin frymëzuesit e ngritjes së vetëdijes kombëtare në parandalimin e makinerisë shfarosëse ndaj çdo gjëje shqiptare.

Aplikimi i politikave të këtilla, jo vetëm në institucionet arsimore, por gjithkund ku pushteti lokal i limituar dhe tejet i varfër financiarisht ka kompetenca, të jep përshtypjen dhe të fut frikën se këta pushtetarë lokalë po të kishin fatin të qeverisin shtetin, vallë do të ishin ndryshe nga ata që shkaktuan luftërat apo?!

Ndjenja për pushtet totalitar është verbërim dhe si e tillë sjellë fatkeqësi, ndaj kjo duhet ndërprerë dhe duhet hapur udhë atyre që meritojnë, atyre që dinë, mundin dhe kanë vullnet për ndryshime, që synojnë perspektivën dhe zhvillimin kolektiv të shoqërisë sonë shqiptare në këto hapësira të pushteteve të varfra, pa i marrë parasysh orientimet dhe rreshtimin e tyre në cilin do subjekt politik që tubon shqiptarët.

Në trend

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Magazina
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Premier League
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Magazina
Kalo në kategori