LAJMI I FUNDIT:

Vera e kuqe dhe çokollata nuk janë të mira për zemrën tuaj?

Vera e kuqe dhe çokollata nuk janë të mira për zemrën tuaj?

Disa vite pas lajmit të mirë për adhuruesit e çokollatës dhe të verës, ja një prishës disponimi: një antioksidant i gjetur në të dyja këto produkte mund të mos ju bëjë më të shëndetshëm.

Hulumtuesit i kanë monitoruar 783 meshkuj dhe femra në dy fshatra në rajonin Chianti të Italisë për ta analizuar ndonjë lidhje në mes të resveratrolit – antioksidantit përgjegjës për çdo gjë, nga incidenca e ulët e sëmundjeve koronare të zemrës deri tek parandalimi i kancerit – dhe inflamacioni, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, dhe vdekja.

Për habinë e tyre, ata nuk gjetën asgjë.

Në atë që hulumtuesit besojnë të jetë studimi i parë i madh vëzhgues epidemiologjik për të ekzaminuar lidhjen midis resveratrolit urinar nga një dietë normale dhe rezultatet shëndetësore, të dhënat nuk treguan asgjë të jashtëzakonshme për meshkujt dhe femrat e moshës 65-vjeçare dhe më të moshuar, të cilët i kishin monitoruar nga viti 1998 deri në vitin 2009.


Në mesin e grupit, 268 pjesëmarrës (34.3 për qind) vdiqën; 174 pjesëmarrës (27.2 për qind) zhvilluan sëmundje kardiovaskulare gjatë këtyre nëntë viteve; dhe 34 (4.6 për qind) zhvilluan kancer.

Lajmi i tanishëm (i publikuar në JAMA Internal Medicine) megjithatë nuk është krejtësisht i zymtë: resveratroli është vetëm një nga shumë polifenolet në rrush dhe çokollatë, transmeton Koha.net. Dhe studimi nuk i diskrediton të gjitha përfitimet e mundshme të këtyre produkteve: çokollata është dëshmuar se e redukton dëshirën për të ngrënë, e përmirëson disponimin, madje edhe mbron kundër dëmtimeve nga dielli.

Një tjetër hulumtim sugjeron se një kimikat që gjendet në verë të kuqe (pikeatonal) mund t’i pengojë qelizat yndyrore që të shumëzohen. Dhe taninet mund t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori