Veprime politike – të pafalshme
Historinë e raporteve historike Kosovë-Serbi dhe ecurinë e zhvillimeve të viteve, madje dhe të muajve e të ditëve të fundit e njohim, jo vetëm ne, por edhe serbët, ballkanasit, Evropa dhe mbarë bota. Jemi në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel. U bë takimi dhe ballafaqimi i kryeministrave të të dy shteteve në Këshillin e Sigurimit, ku Daçiq u deklarua se në lidhje me Kosovën është koha për stabilizimin e paqes dhe për një të ardhme më të mirë në rajonin e Ballkanit.
Dy kryeministrat u takuan sërish, menjëherë pas takimit në New York, në manastirin e Wachaut në Austri. Në Forumin Evropian 2013, me temë “Përtej krizës, konturet e një Evrope të re”, kryeministri i Kosovës, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, u deklarua: “Jam i bindur se në muajt e fundit ishim dëshmitarë të një kthese të vërtetë. Si kryeministër i Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës, kam dëshmuar se ne jemi të gatshëm të lëvizim përpara dhe ta hapim kapitullin e ri të paqes dhe bashkëpunimit reciprok”.
Në Wachau të Austrisë, më 16 qershor, kryeministrat e qeverive të të dy shteteve në konflikt shtrënguan gjatë duart. Ky gjest publik u cilësua nga ministri i Jashtëm i Austrisë si akt historik. Gati dy muaj më parë firmosja e marrëveshjes në Bruksel u quajt nga baronesha Ashton si akt guximi nga dy kryeministrat dhe, po prej saj, e nga mbarë diplomacia perëndimore si “hapi i parë”, dhe tashmë ngrihet në “akt historik”.
Kjo ecuri, dukshëm në interes të zgjerimit të njohjeve ndërkombëtare dhe të anëtarësimit të shtetit të Kosovës, së pari në OKB, përgjithësisht u mirëkuptua dhe u ligjërua nga spektri ynë politik. Por, dhe në këtë situatë, ku sundon realizmi e jo pragmatizmi, vetëm një forcë politike parlamentare, nën lëkurën e nacionalizmit, që përligjet dhe spekulon botërisht me antiserbizmin, bie ndesh, duke kundërshtuar edhe në mënyrë demonstrative zhvillimet aktuale. Inskenohet djegia publike e marrëveshjes së arritur, zbatimi i së cilës sapo kishte filluar me hapjen e zyrave ndërlidhëse në Beograd dhe në Prishtinë . U “mallkua” marrëveshja me djegie, me zjarr tri ditë para takimit mes dy kryeministrave në Bruksel.
Kundërvënia publike ndaj njohjes dhe implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, që fshihet e justifikohet me mjegullën e psikologjisë nacionaliste bie ndesh:
– Me interesat aktuale e të pritshme të shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike. Pavarësisht diferencave të njohura mes pëlqimit dhe mospëlqimit nga shqiptarët dhe serbët për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi, të dyja palët janë të interesuara dhe dëshirojnë të jetojnë në mirëkuptim dhe paqe, në një hapësirë politike, ekonomike, sociale, arsimore e kulturore në kuadër të Bashkimit Evropian.
– Me interesat aktuale dhe perspektive të mbarë faktorit shqiptar në Ballkan, të BE-së dhe SHBA-së. Duke qenë të gjithë investitorë të përkushtuar dhe koherentë për arritjen e çlirimit nga Serbia, shpalljen e pavarësisë, njohjen ndërkombëtarisht të Kosovës shtet, ata të gjithë kanë qenë, janë dhe do të mbeten nxitës, mbështetës dhe favorizues për zbatimin realisht e efektiv të marrëveshjes së 19 prillit.
– Me psikologjinë dhe frymën aktuale politike rajonale, kontinentale dhe botërore, faktorë me ndikim të dukshëm edhe për moderimin e nacionalizmit me traditë shekullore në Serbi, që nuk po zhurmon fort në takimet e fundit mes dy kryeministrave.
Reagimi i “nacionalistëve” tanë të frymëzuar nga legjendat epike dhe dëshmitë e “heronjve të gjallë” të luftës për çlirim nga Serbia, është i ashpër ndaj marrëveshjes me Serbinë. Akti më i fundit i tyre, brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe në hyrje të saj mendoj se dëmtoi jo vetëm imazhin e forcës protestuese por, mbi të gjitha, dëmtoi reputacionin e Kosovës shtet, si një demokraci në zhvillim. Protestat e dhunshme, sidomos tentimi për ta penguar ambasadoren amerikane në Kosovë për të hyrë në Kuvend, që u dënuan menjëherë nga mbarë politika kosovare dhe aleatët tanë të mëdhenj dëmtojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Mund të vazhdoj, por mendoj se edhe më kaq mjafton për të argumentuar përfundimin:
– Protestat e dhunshme antimarrëveshje, në prag të firmosjes së implementimit të saj në Bruksel, jo vetëm që nuk e ndihmojnë, por përkundrazi e pengojnë dhe e dëmtojnë normalizimin e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me Serbinë. Dëmtojnë konsolidimin e shpejtë të statusit tonë si shtet i pavarur dhe sovran, anëtarësimin e Republikës së Kosovës në gjithë institucionet përkatëse ndërkombëtare.
– Rreth 14 vjet çlirim dhe 5 vjet pavarësi janë të mjaftueshme për të bindur dhe një individ të zakonshëm, e lëre më një politikan apo, disa më tepër, një forcë politike që të kuptojë, të orientohet dhe ta respektojë kontributin, prirjen dhe objektivat aktuale dhe të pritshme të aleatëve tanë, tashmë të provuar. Elita politike shqiptare, kur Shqipëria kishte 6 vjet që ishte anëtarësuar në Lidhjen e Kombeve, hoqi dorë nga kërkesat nacionaliste, sepse e kuptoi se ato binin ndesh me frymën politike të kohës. Kurse te ne, në Kosovën e dekadës së dytë të shekullit XXI, politikanë bashkëkohorë, më të ditur, i kundërvihen peshës dhe forcës së frymës politike të kohës për të sotmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Nuk mund të them nëse ky kundërshtim bëhet në mënyrë të ndërgjegjshme, por di të them se kjo kundërvënie demonstrative dhe e dhunshme, ndaj zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, dëmton konsolidimin dhe integrimin e saj në strukturat ndërkombëtare.
Momenti aktual në jetën politike të shtetit të Kosovës është vendimtar. Ka filluar zbatimi i marrëveshjes; i është ofruar Republikës së Kosovës nënshkrimi i MSA-së; Serbisë, iu kushtëzua fillimi i bisedimeve nga Parlamenti i Gjermanisë në zbatimin e plotë të marrëveshjes së 19 prillit me Kosovën; u përshëndet nga aleatët tanë miratimi i kësaj marrëveshje nga Kuvendi i Kosovës më 27 qershor. T’i kundërvihesh politikisht dhe dhunshëm kësaj prirjeje nuk është vetëm e dëmshme. Emri më i përqasur i saj mund të ishte “sabotazh”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos