Vendi ynë ka dhënë dëshmi të fuqishme se është faktor i paqes
– Fjala e presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës –
I nderuari kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi,
I nderuari kryeministër Hashim Thaçi,
Të nderuar deputetë dhe ministra,
Të nderuar ambasadorë të shteteve mike të akredituar në Prishtinë,
I nderuar Përfaqësues i Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, z. Pieter Feith,
I nderuar shef i EULEX-it, z. Yves de Kermabon,
Të nderuar përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve shkencore e kulturore të vendit,
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Më lejoni që në emër të qytetarëve dhe të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, t’u shpreh mirëseardhjen në vendin tonë Presidentit Martti Ahtisaari dhe Ambasadorit Albert Rohan, të cilët patën rol udhëheqës në procesin e gjatë dhe të vështirë, por gjithsesi të suksesshëm të përcaktimit final të statusit të Kosovës, përkatësisht pavarësisë së saj.
Njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës po e shënojmë me një varg të arriturash. Republika e Kosovës, shtet sovran dhe demokratik i të gjithë qytetarëve të saj, është njohur nga 60 shtete anekënd globit dhe me shumë prej tyre ka vënë marrëdhënie bilaterale diplomatike. Kosova tashmë është anëtarësuar në mekanizma të rëndësishëm si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Këto janë arritje impresive për vendin tonë në planin ndërkombëtar, por qytetarët dhe institucionet tona kanë arritur rezultate të rëndësishme edhe në planin e brendshëm. Institucionet e Republikës së Kosovës janë forcuar dhe janë funksionalizuar në të gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe lokal, kurse pluralizmi politik dhe debati i hapur janë ngritur në nivelet e shoqërive të mirëfillta demokratike. Për këtë duhen përgëzuar të gjithë, si partitë që janë në pushtet, ashtu edhe ato të opozitës.
Viti i dytë i pavarësisë dhe i hyrjes në fuqi të Kushtetutës sonë, na gjen me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila dita-ditës po formësohet sipas standardeve të parapara nga NATO-ja. Po kështu, u konstituua Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e cila këto ditë është kompletuar edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët, bashkë me gjykatësit vendës, do të jenë garantues të respektimit dhe të zbatimit të Kushtetutës në të gjitha fushat e jetës.
Të nderuar deputetë,
Vendi ynë ka dhënë dëshmi të fuqishme se është faktor i paqes, i sigurisë dhe i bashkëpunimit të mirë rajonal. Prandaj, në këtë përvjetor, më lejoni që të falënderoj për punën e shkëlqyeshme mekanizmat e sigurisë, KFOR-in, Policinë e EULEX-it dhe Policinë e Kosovës, që me gjithë sfidat e shumta, kanë arritur ta shndërrojnë vendin tonë në një faktor shumë të rëndësishëm të paqes dhe të sigurisë rajonale.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë zotuar se do ta respektojnë me përpikëri Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari, duke implementuar ligje të rëndësishme që dalin nga ky propozim edhe në Kushtetutën e vendit. Këto ligje u japin garanci dhe siguri të plotë bashkësive etnike pakicë se të drejtat dhe liritë e tyre do të respektohen në nivelin më të lartë të mundshëm.
Gjithmonë në këtë frymë, si institucione të Republikës së Kosovës, ne ritheksojmë sërish angazhimin tonë të plotë për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e lira e demokratike, e veçanërisht me vendet fqinje, me të cilat duam të japim bashkërisht dëshminë se jemi të gatshëm për integrimet e synuara euroatlantike.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të dashur qytetarë,
I nderuari President Ahtisaari, ne jemi gëzuar sinqerisht kur kemi marrë lajmin e mirë se Ju jeni nderuar me çmimin e madh Nobel për Paqe. Duke qenë të bindur se kjo mirënjohje prestigjioze ka qenë më se e merituar, ne ju falënderojmë për punën e madhe që keni bërë, për kurajën e rrallë dhe mençurinë me të cilën e keni udhëhequr procesin e përcaktimit të statusit përfundimtar të vendit tonë, Kosovës. Po ashtu, ne ju shprehim konsideratat tona më të larta për punën Tuaj të madhe shumëvjeçare për lirinë e popujve, për demokracinë dhe humanizmin në përgjithësi.
I nderuar President Ahtisari,
Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do t’ju nderojnë përherë Ju, si dhe bashkëpunëtorët tuaj, ambasadorët Rohan, Uizner dhe Ishinger, për rolin e pazëvendësueshëm në procesin që mundësoi realizimin e ëndrrave tona shekullore për liri, pavarësi dhe demokraci. Ne ju shprehim falënderimin me urimin autentik të popullit të Kosovës: Qofshi gjithmonë faqebardhë!
Si shenjë mirënjohjeje e institucioneve dhe e popullit të Kosovës, dhe duke u bazuar në kompetencat që me jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, unë kam vendosur, z. President, që t’ju dekoroj me Medaljen e Artë të Pavarësisë, e cila u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, të cilët kanë kontribuar për Pavarësinë e Kosovës.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë miqtë tanë!
Ju faleminderit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-780x439.jpg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re