LAJMI I FUNDIT:

Vendet e NATO-s rritën shpenzimet e tyre për mbrojtjen – një raport i ri jep detajet

Vendet e NATO-s rritën shpenzimet e tyre për mbrojtjen – një raport i ri jep detajet

Sipas të dhënave të parashikuara për vitin 2024, shumica e vendeve të NATO-s kanë arritur objektivin për të ndarë më shumë se 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

NATO publikoi një raport që përfshin parashikimet e vitit 2024 në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes të vendeve aleate.

Sipas kësaj, shpenzimet e mbrojtjes të vendeve aleate arritën në 1.47 trilion dollarë në total.


Shpenzimet më të larta të mbrojtjes janë bërë nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Turqia, Holanda dhe Spanja.

Ndërsa vendi që ndau pjesën më të madhe të buxhetit për mbrojtjen, me 4.12 për qind është Polonia një nga vendet më të prekura nga lufta Rusi-Ukrainë.

Polonia e cila është fqinje me Bjellorusinë ku Rusia ka vendosur armë bërthamore, u pasua nga Estonia fqinji kufitar i Rusisë, me 3.43 për qind.

SHBA-ja u rendit pas Estonisë me 3.38 për qind.

Vetëm Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Luksemburgu, Italia, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja nuk arritën të përmbushin objektivin e NATO-s për të ndarë të paktën 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen.

Sipas AA, ka tërhequr vëmendjen fakti se Turqia ka lënë pas edhe Francën, një nga vendet që e arriti këtë objektiv.

Ky objektiv u përcaktua nga NATO në Samitin e Uellsit pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Pas luftës Rusi-Ukrainë që filloi në vitin 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergi u kushtoi rëndësi thirrjeve të tij për këtë çështje.

Në deklaratën e tij dje, Stoltenberg njoftoi se më shumë se 20 nga aleatët e NATO-s do të përmbushin objektivin prej 2 për qind këtë vit.

Ai theksoi se vetëm 3 anëtarë të NATO-s investuan 2 për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje në vitin 2014, kur u vendos objektivi.

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori