LAJMI I FUNDIT:

Vdiq në skenë duke interpretuar Verdin

Vdiq në skenë duke interpretuar Verdin

Sopranoja Florencia Fabris ka ndërruar jetë pikërisht në skenën ku po performonte. Teatri Colon i Buenos Aires raporton se 38-vjeçarja është ndjerë keq në skenë, teksa këndonte Rekuiemin e Verdit, por ka refuzuar të largohej nga skena.

Këngëtarja e re u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar një aneurizëm në tru, gjë që i shkaktoi vdekjen.

Teatri i Buenos Aires shpreh keqardhjen për këtë humbje të parakohshme, duke shprehur simpatinë e thellë për të dhe familjen. /Koha/