LAJMI I FUNDIT:

Vdes shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Vdes  shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Shkrimtari kolumbian, fitues i çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez ka vdekur në Meksiko në moshën 87 vjeçare.

Lajmin e transmetoi Associated Press, duke u bazuar në burime të afërta me familjen e tij.

Marquez së fundi ishte shtruar në spital për infeksion në mushkëri dhe traktin urinar.

Garcia Marquez konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë, i njohur më së shumti për "Njëqind vjet vetmi".


Novela e vitit 1967 u shit në më shumë se 30 milionë kopje dhe ishte shpërblyer me Nobelin e Letërsisë në vitin 1982. /Telegrafi/