LAJMI I FUNDIT:

Vdes personi që u godit nga vetura në fshatin Bibaj të Ferizajt

Vdes personi që u godit nga vetura në fshatin Bibaj të Ferizajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili ishte aksidentuar më datën 16 tetor.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku viktima ishte goditur nga një automjet, transmeton Telegrafi.

“Me datën 16.10.2021, rreth orës 15:55 në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Bibaj në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një këmbësor. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve me drejtuesin me inicialet M.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj dhe posa arrin në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicialet N.U (M/K) i moshës 84 vjeçar, i cili po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit”, thuhet në njoftim.


Policia bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë në QKUK.

“Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 84 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj , për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje. Ndërsa sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , se këmbësori N.U , si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë”.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin. Ndërsa, drejtuesi i automjetit atë ditë, me 16.10.2021 me vendim të Prokurorit të Prokurosisë Themelore në Ferizaj , ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori