LAJMI I FUNDIT:

Vdes ish-guvernatori i parë i BQK-së Ajri Begu

Vdes ish-guvernatori i parë i BQK-së Ajri Begu

Ka ndërruar jete ish-themeluesi dhe guvernatori i parë i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ajri Begu.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij e cila ka njoftuar se mbledhja komemorative për Begun do të mbahet sot në ora 12:00 në Teatrin Kombëtarë të Kosovës.

Ndërkaq varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 14:00. /Telegrafi/