LAJMI I FUNDIT:

Vdes e aksidentuara në Dobërdol të Podujevës

Vdes e aksidentuara në Dobërdol të Podujevës

Një femër ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e një aksident trafiku, që kishte ndodhur më 10 prill në fshatin Dobërdol- Podujevë.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës,

Sipas raportit, viktima ishte në trajtim mjekësor në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.


“ Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport. /Telegrafi/