LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 49-vjeçares, policia: Presim autopsinë

Vdekja e 49-vjeçares, policia: Presim autopsinë

Pas vdekjes së 49-vjeçares Fatbardha Aliko në maternitetin e Korçës, dhjetë ditë pas operacionit, policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj personelit mjekësor të maternitetit.

Fillimisht policia e Korçës njoftoi se kishte nisur procedimin penal ndaj mjekëve pas kryerjes së autopsisë së viktimës, nga ku u tha se kishte rezultuar se vdekja e 49-vjeçares kishte ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Por, më vonë policia hodhi poshtë këtë version të vdekjes së Fatbardha Alikos duke dalë me një komunikatë të dytë brenda vetëm pak orësh, ku u lajmërua se shkaqet e vdekjes se 49-vjeçares do të përcaktohen pas rezultateve përfundimtare të autopsisë.

Procedimi penal i mjekëve të maternitetit të Korçës nisi me argumentin se autopsia nuk ishte kryer ende dhe se Fatbardha Aliko ndërroi jetë në mjediset e maternitetit të Korçës.


Fatbardha Aliko, nënë e dy fëmijëve u gjet e vdekur të shtunën në dhomën e maternitetit të Korçës, ku ishte operuar për diagnozën e Fibromyome Uteri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, beteja milionëshe për vota

Zgjedhjet e 9 shkurtit, beteja milionëshe për vota

Lajme
Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin: Herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote

Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin: Herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote

Lajme
Kalo në kategori