LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon trendi i rritës i shuarjes së bizneseve

Vazhdon trendi i rritës i shuarjes së bizneseve

Në vitin 2014 u regjistruan 9,404 ndërmarrje të reja apo 16 ndërmarrje më pak se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 1,671 biznese apo 163 biznese më shumë se sa në vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), struktura e ndërmarrjeve të reja të regjistruara është e ngjashme me vitin e kaluar ku dominojnë tregtia, hoteleria, prodhimi, ndërtimtaria dhe bujqësia.

Krahasuar me vitin paraprak, është shënuar rënie e numrit të bizneseve të regjistruara tek ndërmarrjet me aktivitete të patundshmërisë prej 198 ndërmarrjesh dhe ndërtimtarisë me 140 ndërmarrje më pak të regjistruara, ndërsa hoteleria dhe prodhimi kanë shënuar rritje për 123 përkatësisht 106 ndërmarrje.


Rritje kanë shënuar edhe ndërmarrjet e regjistruara në sektorin e tregtisë. /Revista Ekonomia/Telegrafi/