LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon realizimi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Vazhdon realizimi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). Gjatë vitit shkollor 2012-2013, në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, janë vizituar mbi 200 Institucione parashkollore, fillore dhe të mesme në Kosovë.

Ky është viti i dytë i realizimit të projektit. Në vitin shkollor 2013-2014, në kuadër të projektit, përveq regjionit të Prishtinës, janë duke u përfshirë edhe regjionet e tjera. Në projekt po përfshihen fëmijët e Institucioneve parashkollore dhe nxënësit e klasave I-V të Institucioneve fillore.

Stomatologu Xheladin Ujkani, Ideator dhe udhëheqës i projektit, shprehet se gjatë aktiviteteve, përveq bashkëbisedimit me nxënës mbi ushqimet e shëndetshme dhe jo të shëndetshme për dhëmbët, për mënyrën e pastrimit të drejtë dhe të rregullt të dhëmbëve, nxënësit marrin pjesë edhe në dy gara : Garën për punimin-vizatimin më të mirë të lepuroshit me brushë- imazhin e projektit si dhe Garën për recitimin më të mirë të poezisë për Dhëmbët dhe Dentistin.

Recitimet dhe punimet-vizatimet e nxënësve vendosen në Youtube në profilin e projektit “DentinGroup” dhe në Facebook në profilin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” dhe si të tilla mund të vlerësohen nga nxënësit, nga miqt dhe të afërmit e tyre, por edhe nga të interesuarit e tjerë duke bërë “Like” dhe “Share” të recitimeve dhe punimeve-vizatimeve. Përmes klikimeve ata bëhen pjesë e garës për 40 shpërblimet në nivel të Institucioneve parashkollore dhe fillore në Kosovë. Shpërblimet janë : 2 vjet pasta dhe brusha të dhëmbëve nga Lacalut dhe 2 vjet shërbime stomatologjike nga Klinika Dentare Dent-In, thotë Ujkani.


Ky projekt realizohet nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi-KISCOMS, Qendra Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral- Dent-In dhe Shoqata Kosovare e Studentëve të Stomatologjisë- KADS.
Sponsor medial i projektit është telegrafi.com dhe radiotelevizioni 21.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori