Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjitha bizneset që merren tregtimin e karburanteve që nga data muaji Shtator 2014, në bashkëpunim me operatorët e licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale (PEF) do të vazhdoj me shtrirjen e procesit të fiskalizimit .
ATK është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor dhe plani strategjik i ATK-së. Kontribut të veçantë në ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës kanë të gjithë tatimpaguesit që i kryejnë obligimet e tyre tatimore, në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e legjislacionit tatimor të aplikueshëm në Kosovë.
“Me qëllim të rritjes së përmbushjes vullnetare të obligimeve nga tatimpaguesit, ofrimit të shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive dhe posaçërisht zbatimit të drejtë dhe të njëtrajtshëm të legjislacionit tatimor për të gjithë tatimpaguesit, ATK kërkon nga bizneset që deri tani kanë dështuar të fiskalizohen, ta përmbushin këtë detyrim (përfundojnë procedurat e fiskalizimit), në afatin sa më të shkurtër kohor”.
ATK-ja, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor, andaj, të gjithë tatimpaguesit që nuk i përgjigjen kërkesës ligjore për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, do të jenë objekt i përndjekjes për shkelje penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kërkesa e përcaktuar me ligj për të regjistruar transaksionet përmes pajisjeve elektronike fiskale (lëshimi i kuponëve me rastin e shitjes së mallrave dhe shërbimeve), është në dobi të qytetarëve të Kosovës. Kjo përmirëson aftësinë e Administratës Tatimore për t’u siguruar që të gjithë tatimpaguesit po i përmbushin obligimet e tyre tatimore dhe po i raportojnë me saktësi të ardhurat e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?