Sa shpesh qëndroni on-line më shumë seç keni planifikuar? Sa shpesh preferoni kënaqësinë të cilën e ofron interneti nga ajo që ju ofron partneri? Sa shpesh prisni momentin kur do të hyni on-line? Sa shpesh jeni në depresion, të hidhëruar, të nevrikosur derisa jeni off-line, çfarë ju vjen në kokë kur lidheni në rrjet?
Këto janë disa nga pyetjet nga testi të cilin e ka bërë dr. Kimberly Yong nga Universiteti i Nju-Jorkut “St. Bonaventure”.
U testuan një grup studentësh, të cilëve iu kërkua të plotësonin formular me 20 pyetje, duke i vlerësuar në një shkallë nga 0 deri në 200 problemet, që mund të dilnin nga përdorimi i internetit.
Studentët, të cilët e përdornin internetin kryesisht për rrjetet sociale dhe e-mail-e, kishin pikët më të ulëta të anketës, ndërsa ata të cilët e përdornin për të luajtur lojëra, për të bashkëbiseduar dhe për të lundruar pa qëllim, kishin pikët më të larta.
Studimi gjeti se lojërat janë të shoqëruara me humbjen e kontrollit dhe bashkëbisedimi dhe shkarkimi i faqeve, gjithashtu mund të lidhet me tërheqjen.
Kërkuesit kanë zbuluar se njerëzit të cilët përdorin internetin rregullisht mund të kenë të njëjtat simptoma të njerëzve të varur nga narkotikët. Studentët, të cilët ishin më të predispozuar ndaj varësisë, ishin ata që harxhonin në një mesatare prej 25 për qind të kohës së tyre me mesazhe krahasuar me ata që dilnin, ndërsa ata, që morën më shumë pikë, ishin ata që shkarkonin 60 për qind më shumë të përmbajtjes se të tjerët.
Ekspertët shpresojnë të identifikojnë me ndihmën e gjetjeve të tyre, njerëzit, të cilët janë më të predispozuar të bëhen të varur nga drogat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh