LAJMI I FUNDIT:

Varroset me nderime Zekie Bytyçi

Varroset me nderime Zekie Bytyçi

Ferizajasja Zekije Bytyçi që gjeti vdekjen në Kabul të Afganistanit dy javë më parë nga një sulm terrorist, është përcjellë për në banesën e fundit të dielën pasdite, njofton RTV21.

Dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e Zekijes e kanë ndarë edhe qytetarë nga Ferizaj dhe ish-kolegë të saj, me të cilët prej vitesh kishte punuar në stafin civil të forcave amerikane të KFOR-it në kampin “Bondsteel”.

“Dashtë Zoti që ky të jetë rasti i fundit. Ka shumë punëtorë shqiptarë në atë vend dhe dëshiroj që ata t’u kthehen shëndosh e mirë familjeve”, ka thënë babai i të ndjerës.