Varrezat hebraike në Prishtinë sulmohen nga shërbimet serbe
Nuk ka kurrfarë dyshimi se shërbimet informativo-zbuluese serbe (BIA dhe VOA) përmes aktiviteteve të tyre janë duke ndikuar keq në zhvillimin e jetës shoqërore në Kosovë. Përmes aksioneve të fshehta këto shërbime në vazhdimësi janë duke u përpjekur që të krijojnë situata të cilat Kosovën e bëjnë shtet jofunksional në mënyrë që në planin ndërkombëtarë të krijohet një imazh i keq për Kosovën, përmes të cilit në radhë të parë synohet që të pengohen njohjet nga shtetet të cilat ende hezitojnë t’i bëjnë.
Ndër aktivitetet më të theksuara me të cilat janë duke u marrë shërbimet serbe përmes agjenturës së tyre janë: përkrahja e grupeve të caktuara që kundërshtojnë realitetin politik; nxitja dhe përkrahja e aksioneve terroriste; propaganda gri; propaganda e zezë etj.
Edhe pse e gjitha që tani është duke ndodhur në pjesën veriore të Kosovës është orkestruar nga shërbimet informativo-zbuluese dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, sipas gjitha gjasave, situata ka dalë nga kontrolli. Presioni i bashkësisë ndërkombëtare mbi Qeverinë e Serbisë ka bërë që shërbimet e tyre ta ndërrojnë rolin e veprimit, nga ai cytës në rebelim të popullatës serbe, në atë të fillimit të qetësimit të gjendjes. Ky ndryshim natyrisht nuk i përshtatet kishës Ortodokse Serbe dhe grupeve mafioze përmes të cilave shërbimet serbe e kanë degraduar situatën deri në këtë masë. Çdo marrëveshje për normalizimin e situatës pa dyshim se do të ngushtoj rrethin e veprimtarisë mafioze dhe penalizimin e atyre që kanë qenë akter direkt të akteve kriminale që kanë ndodhur në vazhdimësi që nga viti 1999 e deri tani.
Për të tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga problemet e veriut, shërbimet serbe, me kujdes kanë filluar të organizojnë aksione në pjesën qendrore të Kosovës. Kjo ndoshta për shumëkënd duket joserioze por dëmtimi dhe shkruarja e grafiteve naziste në varrezat hebraike në lagjen Velania, në Prishtinë është vepër e pastër e shërbimeve serbe. Kjo është e vërtetë jo se organet kompetente kosovare kanë gjetur ndonjë fakt, por nga shkaku se kjo është metodë e shërbimeve serbe të zbulimit. Këtë metodë shërbimet serbe e kanë përdorur me të madhe pas vitit 1981 duke i rrënuar varrezat ortodokse nëpër Kosovë me qëllim që të nxitnin klimë antishqiptare në nivel jugosllav.
E njëjta gjë u provua të bëhet edhe në Kroaci kundër kryetarit Franjo Tugjman dhe partisë që ai drejtonte HDZ. Shërbimet dhe politika e jashtme serbe e fillimit të viteve të nëntëdhjeta me të madhe mundoheshin që ta izolonin Kroacinë në politikën ndërkombëtare dhe atë me anë të propagandës e cila në radhë të parë synonte që Tugjmani dhe partia e tij të paraqiteshin si trashëgimtare e ideologjisë naziste e krijuar në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Ante Paveliq. Këtë e dëshmon Mustafa Qandiq oficer i shërbimit informativo-zbulues të Armatës Popullore të Jugosllavisë i cili në cilësinë e dëshmitarit me 11.11.2002, dëshmoi në Gjykatën e Hagës kundër S. Millosheviqit. Sipas tij me qëllim të diskreditimit të Tugjmanit para bashkësisë ndërkombëtare shërbimi ku ai punonte (KOS), kishte ndërmarrë një varg aksionesh. Njëri prej tyre ishe i koduar me emrin “Labrador” objektiv i të cilit ishte dëmtimi i varrezave hebraike në Mirogoj të Zagrebit.
Në fushën e sigurisë globale, antisimetizmi, lëvizjet ultradjathtiste dhe radikalizmi islam janë disa nga brengat që shqetësojnë opinionin dhe qeveritë e vendeve aleate të Kosovës dhe atë se këto aktivitete mundë të gjejnë hapësirë zhvillimi në Kosovë. Prandaj në vazhdimësi, këto fusha do të jenë edhe hapësira e veprimit të shërbimeve informaivo-zbuluese të Serbisë dhe aleatëve të saj. Sipas vlerësimit të fundit të Raportit të Progresit, për mënyrën e menaxhimit dhe të funksionimit të organeve të sigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të jenë mëse të shqetësuar për sigurinë e tyre. Është momenti i fundit që sistemi i sigurisë së Kosovës të konsolidohet dhe të luaj rolin e vet në parandalimin e situatave që shkaktojnë destabilizim së sigurisë në shkallë të gjerë të cilën në vazhdimësi do ta provokoj Serbia.
(Autori është analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi