Rregullatori i Telekomunikacionit në Kosovë, ARKEP, përmes një raporti studimor, që e ka publikuar për herë të parë, ka evidentuar statistika që nxjerrin operatorin publik Vala dhe Telekomi i Kosovës, lider në tregun vendor, pasi që ofron shërbime më të mira, kualitative dhe është më pranë konsumatorit.
Publikimi vjetor i ARKEP për kualitetin e shërbimeve të komunikimeve për periudhën janar-dhjetor, ishte arsyeja e mbajtjes së konferencës së parë për media nga ana e drejtorit menaxhues të PTK-së, Agron Mustafa, pas emërimit në këtë pozitë.
Raporti i ARKEP-it e përcakton PTK-në, si në rrjetin fiks, ashtu edhe atë mobil, kompani lidere.
Në mesataren e kualitetit të zërit, Telekomi i Kosovës, vlerësohet si një kompani me standard kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa për nga kualiteti, koha mesatare e thirrjeve dhe arritshmëria e palës tjetër, ARKEP vlerëson që mesatarisht operatori VALA ka një përparësi dhe kualitet nga konkurrenca.
“Në bazë të vlerave të paraqitura, vërehet se të gjitha parametrat e parë të deklaruara nga VALA, kanë një mospërputhje të vogël krahasuar me vlerat e matura nga ARKEP, ndërkohë që konkurrenca ka mospërputhje të ndieshme me ato që raporton. Kjo tregon korrektësinë tonë në raport më ato që i publikojmë dhe përfaqësojmë realisht”, deklaroi Agron Mustafa, drejtor menaxhues i PTK-së.
Projekti më kapital për korporatën mbetet 3G dhe 4G, projekte këto që do të përfundojnë në fund të këtij muaji, të cilat do ta ngrisin zhvillimin e përgjithshëm të korporatës në nivelin më të lartë biznesor dhe strategjik në aspektin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.
“Vizioni im është që së pari të ndalim rënien dhe më pas të rikthehemi drejt trendit pozitiv duke rekuperuar dëmet nga dy procese të dështuara të privatizimit, të cilat, siç dihet u shoqëruan me bllokim investimesh dhe për rrjedhojë kompania pati një stagnim në afarizëm dhe në zhvillim teknologjik. Implementimi i suksesshëm i 3G dhe 4G, jam shumë i bindur se do të na rikthejë në pozitat dominante për shkak të kualitetit. Vala dhe Telekomi posedojnë tekonologji ndër më të mirat në regjion dhe më larg ”, bëri të ditur drejtori menaxhues Agron Mustafa duke paralajmëruar hyrjen serioze të PTK-së edhe në konkurrencën e IPTV-së.
PTK është në fazë të ristrukturimit, ku përfshihen edhe inovacionet me produkte të reja, siç ishte produkti “Vala Classic” i javës së kaluar, ku me këtë produkt PTK përgjysmojë çmimet duke zbritur një minutë bisedë në vetëm 4.5 cent. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar