Disa e lidhin autizmin me moshën e nënës, të tjerët thonë se shkaktarët janë gjenetikë, ndërsa ka edhe studime që fajësojnë ndotjen e mjedisit nga toksina të ndryshme.
Thimerosal është një lloj sodiumi – që përmban rreth 50% zhivë (merkur) – dhe njihet në tregun farmaceutik si Merthiolate që është përdorur për ruajtjen e vaksinave. Merthiolate gjithashtu përdoret në përgatitjen e imunoglobulinave, si antivenin kundër helmimeve nga pickimet e insekteve e gjarpinjve, për produkte ndaj infeksioneve të syrit dhe hundës dhe në bojërat për tatuazh. Përdorimi i saj si një ruajtës vaksine është i diskutueshëm, dhe shkallë është duke u lënë jashtë vaksinave rutinë për fëmijët në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, dhe disa vende të tjera.
Për dekada disa prindër, shkencëtarë e mjekë janë mbërthyer në debat mbi një lidhje të mundshme midis autizmit dhe vaksinave që përmbajnë thimerosal. Madje mijëra prindër e çuan çështjen deri në gjyq duke thënë se te fëmijët e tyre u shfaqën shenja autizmi pas vaksinimit. Por, një gjykatë federale thotë se nuk sheh asnjë provë për një lidhje midis vaksinës dhe autizmit.
Ky vendim i gjykatës ishte zhgënjyes për më shumë se 5.000 familje të cilat thonë se zhiva në thimerosal shkaktoi autizmin tek fëmijët e tyre.
Autizmi është një çrregullim kompleks neurologjik që ndikon në aftësinë e personit për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Kostoja e trajtimit të autizmit shpesh është tepër e lartë.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve autizmi prek pothuajse një për qind e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.
Deri tani për autizmin nuk ka ndonjë kurë, edhe pse ekspertët thonë se terapi të caktuara dhe programe të posaçme edukative mund të zbusin sfidat që shoqërojnë këtë sëmundje. /VoA/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi