Për më shumë se një shekull, epidemia e meningjitit në Afrikë ka marrë shumë jetë. Por, të hënën do të nisë vaksinimi i dhjetëra miliona afrikanëve me vaksinën e re, për të cilën shkencëtarët shpresojnë se do të jetë fillimi i shkatërrimit të kësaj epidemie.
Fushata e vaksinimit do të zgjerohet nga Senegali perëndimor deri te Etiopia në lindje. E gjithë kjo ka për qëllim vënien nën kontroll të sëmundjes, por, mbi të gjitha, shpëtimin e 150.000 jetëve në këtë kontinent deri në vitin 2015.
Për t’u arritur ky synim, zyrtarët shëndetësorë thonë se nevojiten qindra miliona dollarë. Megjithatë, vetë vaksina e meningjitit mbetet një moment historik në zhvillimin e vaksinave kundër sëmundjeve që prekin vendet e varfra.
Në dy dekadat e kaluara, në Afrikë janë regjistruar mbi një milion raste të prekura me meningjit. Zbulimi i fundit bën efekt kundër grupit A të meningjitit, i cili afekton 8 në 10 raste. Një dozë e tij kushton më pak se 50 cent.
Bill Gates, fondacioni i të cilit financoi në masë të madhe përpjekjet për zbulim, bëri një ndërlidhje të vaksinës së fundit me ato të fruthit, lisë dhe poliomielitit.
“Të gjitha ato ishin krijuar për shkak se sëmureshin njerëzit e pasur. Kjo është vaksina e parë për një vend ku nuk ka treg të pasur dhe ajo duhet të jetë me një çmim të ulët”, tha ai.
Vaksina e meningjitit është prodhuar nga Instituti Serum i Indisë dhe është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga kompanitë farmaceutike në Amerikë dhe Evropë.
Në muajin qershor, pas pesë vjet hulumtimesh klinike në Afrikën Perëndimore dhe në Indi, Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi përdorimin e vaksinës në një shkallë të gjerë. Shtytja për të zbuluar një vaksinë efektive kundër meningjitit, filloi pas epidemisë së vitit 1996 dhe 1997, e cila preku mbi një çerek milioni afrikanë. Në këtë periudhë humbën jetën mbi 25.000 njerëz, ndërsa 50.000 sosh ngelën me aftësi të kufizuara. /NYT/NOA/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht