LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Paul Walker padit ‘Porsche’-n për vdekjen e babait të saj

Vajza e Paul Walker padit ‘Porsche’-n për vdekjen e babait të saj

Meadow, vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker ka bërë një padi kundër “Porsche”-s duke pretenduar se babai i saj është djegur i gjallë për shkak të gabimit teknik në këtë makinë sportive.

Sipas saj Paul ka qenë gjallë dhe është djegur nga zjarri që ka përfshirë makinën sportive, e cila kishte shumë të meta në projektimin e saj, duke çuar në këtë dështim tragjik, transmeton tvklan.

Avokatët që përfaqsojnë Meadow pohojnë se kur Carrera GT u rrëzua, Walker – it nga forca i janë thyer brinjët dhe pjesa e legenit. Sipas tyre aktori ishte bllokuar në makinë kur pas një minutë e gjysmë “Porsche” është përfshirë nga zjarri ndërsa ai ishte ende gjallë.


Një pjesë tjetër e padisë thekson se ka patur probleme të makinës në sistemin e menaxhimit të stabilitetit, si dhe në vendosjen e linjave të karburantit të cilat kanë sjellë shpërthim të zjarrit. /Telegrafi/
277