Për shkak të pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë para disa ditësh kishte hapur një konkurs ku kërkonin profesionistë shëndetësorë. Ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar 100 mjekë specialist, 62 infermierë, 20 inspektor sanitar, 4 specialistë të mikrobiologjisë, 8 laborant dhe 6 pozita për staf teknik dhe mbështetës.
E për disa nga pozitat e lartpërmendura, kandidatë të cilët kanë punuar si vullnetar në kohën e pandemisë u tha se do të kenë përparësi.
Megjithatë, pakënaqësitë ndaj konkursit të Ministrisë së Shëndetësisë, tashmë kanë filluar.
Teuta Nishori, e cila kishte aplikuar për pozitën e inspektores sanitare ka thënë se që nga fillimi i hapjes së këtij konkursi kishte dallavere.
“Nuk di qysh e mbajta veten tu ec edhe e pash që Ministria e Shëndetësisë i ka publiku emrat e atyre që janë pranuar në rekrutim. Që 100 vjet s’keni hap konkurs për inspektorë sanitar e deklaroheni që keni mungesë të tyre, 20 vende i keni hap edhe në ato keni bërë dallavere. Po më vjen me kajt, po më vjen me sha po me vjen me zgjedh me leshu Kosovën”, ka thënë ajo në reagimin e bërë në Facebook.
Më tej, në reagimin e bërë aplikuesja Teuta Nishori ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhen transparent dhe të publikojnë aplikimet.
“Kërkoj që Ministria me u bo ma transparente dhe me i publiku aplikimet, letër rekomandimet, trajnimet, vërtetimet dhe gjithçka që kanë marrë për bazë të këtyre që i kanë pranu dhe veç me një prej tyre me shti në intervistë. Nuk është cenim i privatësisë, veç po du me ditë kë dhe çfarë kualifikimi paska deshtë me pas përpos me pas pare edhe me pas të njofshëm ( jo si unë që jam thjesht çika e një luftëtari që s’ka pas kurrë asnjë lloj të përfitimit gjatë këtyre viteve) e unë krejt kohën jam mburr me kualifikimet që kam pas në aplikim, demoralizim dhe dëshpërim ma të madh nuk kam pas najherë, s’kam fjalë me shpreh revoltimin tim”, thotë ajo.
Tutje, ajo thotë se pavarësisht që ka punuar vullnetare në kohën e pandemisë kjo nuk është marrë parasysh.
“Vullnetare që 4 muaj në kohe pandemie dhe asnjë pikë më shumë nuk e pasna pas se disa prej të pranuarve aty. Kur jam paraqit vullnetare nuk e kam dit se ka me pas konkurs, nuk jam paraqit për përfitime personale, mirëpo është neveritëse me kanë dëshmitare e këtyre parregullsive”, vijon reagimi.
Teuta Nishori, në fund të shkrimit thotë se nuk do të bëjë as ankesë, pasi që sipas saj, nuk do të merret parasysh.
“Faleminderit shumë Kosovë, me këto kuadro kurrë kërkun s’kemi me mbërri. Ankesë s’po lodhna me bo, se e di që nuk merret parasysh. S’ka lidhje unë punoj në market, në arkë, në kafe, në gastronomi e në call center, a ushtrimin e profesionit që e du kurrë në jetë se lo pa e bo, veç mdoket që jo për juve”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës